E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/Kapet me arme arrestohet 53-vjecari

Nje 53-vjecar eshte arrestuar mengjesin e sotem nga policia e Shkodres me akuzen per armembajtje pa leje. Burimet nga policia e Shkodres bejne me dije se rreth ores 03.00 nga sherbimet e Komisariatit te policise Shkoder u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Gani Hurmi 53 vjec lindur dhe banues ne Lagjen Guerrile te ketij qyteti.

Arrestimi i tij u be ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative dhe pas kontrollit te ushtruar nga ana e policise po ne kete date ne vendin e quajtur Muriqan afer Doganes i eshte gjetur ne brez nje pistolete Mod. 54 se bashku me nje kreher me 7 cope fisheke te cilen e mbante pa leje.

Nderkohe materialet ne ngarkim te shtetasit Gani Hurmi iu kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe munucioneve luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›