E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim per importin e vajit sheqerit dhe orizit

Burime nga Autoriteti bene te ditur se nga mbledhja paraprake e informacionit rezulton se behet fjale per tregje shume te perqendruara dhe te kontrolluara nga nje numer i vogel shoqerish importuese per keto produkte. Keshtu tregu i importit te sheqerit perbehet nga dy ndermarrje kryesore qe zene rreth 87 per qind te tregut.

Tregu i importit te orizit dominohet nga tre ndermarrje importuese dhe te tregtimit me shumice. Nje norme e larte perqendrimi eshte verejtur edhe ne tregun e vajit vegjetal. Rreth 70 per qind e kerkeses ne treg mbulohet nga vaji i importit i perpunuar dhe i paperpunuar.

Nga te dhenat e importit te vajrave rezulton se importohen rreth 116 milion litra vaj i paperpunuar i cili ze 43.8 per qind te totalit te vajrave te importuara per vitin 2010.

Per te tre tregjet e siperpermendura periudha e hetimit qe AK-ja ka hapur per to do te jete nga janari 2008 deri me 31 tetor 2010. Autoriteti i Konkurrences ben te ditur se raporti paraprak i hetimit do te jete gati brenda dates 15 janar 2011.

Cmimet e ushqimeve ne tregun e brendshem kane varesi te madhe ndaj sasise se importeve qe porositet dhe hyn ne vendin tone nderkohe qe nuk ndjekin tregun boteror.

2010-11-27 0958

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›