E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turdiu ne Athine diskuton per marreveshjen detare

Takimi ka nisur dje ne Athine ku pala shqiptare eshte perfaqesuar nga sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu i cili eshte pritur nga homologu Yannis-Alexis Zepos.

Ne njoftim per shtyp te Ministrise se Jashtme greke nuk sqarohet asgje konkretisht rreth diskutimeve per kete ceshtje. Te dy palet konfirmojne nivelin shume te mire te marredhenieve dhe ceken nje numer ceshtjesh bilaterale nder te tjera perspektivat per te rritur kontaktet dypaleshe dhe per te zhvilluar me tej bashkepunimin dypalesh vecanerisht ne fushen e tregtise ekonomise kultures dhe arsimit etj thuhet ne reagimin e Ministrise se Jashtme greke.

Me tej ne deklarate shkruhet se te dy palet diskutuan per situaten ne rajon ne funksion te zhvillimeve te fundit te tilla si liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare dhe opinionin e Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqiperise per te hyre ne BE ku eshte rane dakord per te studiuar ne praktike menyrat per te bashkepunuar mbi perafrimin e Shqiperise ne BE-ne.

Te dy palet perseriten deshiren e tyre per te perdorur plotesisht te mundshme te minoritetit etnik grek ne Shqiperi dhe te shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne Greqi per te sherbyer si nje ure e miqesise midis dy vendeve perfundon deklarata.

Megjithate jo zyrtarisht thuhet se ne kete takim eshte diskutuar edhe per rinegocimin e marreveshjes per ujerat detare nje kerkese e kerkuar me ngulm nga pala greke e cila shprehur jo pak zhgenjim kur marreveshja ne fjale u rrezua nga Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-27 0919

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›