Pakti detar palet shqiptare dhe greke takohen ne Athine
TIRANE- Negociatat shqiptaro-greke per nenshkrimin e nje marreveshjeje te re te percaktimit te kufirit detar mes dy vendeve jane diskutuar dje ne Athine. Bisedimet ne nivel te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrive te Puneve te Jashtme te te dy vendeve jane realizuar me dyer te mbyllura ne nje nga ambjentet e Ministrise se Jashtme te Greqise. Bisedimet jane zhvilluar respektivisht ndermjet Gazmend Turdiut per palen shqiptare dhe Yannis-Alexis Zepos per ate greke.
Gazeta Shqiptare e cila vazhdon te ndjeke hap pas hapi kete ceshtje citon sot nje njoftim per shtyp te MPJ-ja greke ku njoftohet se mbledhja zgjati per disa ore dhe ishin prekur nje numer i madh ceshtjet bilaterale.
Ndryshe nga sa beri te ditur shefi i diplomacise shqiptare Haxhinasto pala greke i ka shmangur nga komunikata e saj per shtyp bisedimet per ceshtjen e percaktimit te kufirit detar.
Fakti qe Athina zyrtare nga ana e saj preferoi te mos e permendete kete ceshtje ne njoftimin e dhene per permbajtjen e bisedimeve Turdiu-Zepos le te kuptohet se ashtu si ne rastin e paktit detar te rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese edhe kesaj here palet kane rene dakord per te zhvilluar ne menyre sekrete negociatat per nenshkrimin e nje marreveshjeje te re.- mbyll shkrimin gazetari i GSH Tedi Blushi.
s.g/BalkanWeb