Votimi i buxhetit 2011 Blushi thyen bojkotin Rozeta Rapushi
Pas me shume se 19 ore debate Kuvendi miratoi dje ne oren 0500 te mengjesit buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem me nje vlere prej 409 miliarde lekesh. Buxheti u miratua me 74 vota pro dhe nje kunder pasi deputetet socialiste ndonese qendruan ne salle nuk moren pjese ne votim. Por ai qe ka thyer bojkotin e Asamblese se PS njeheresh dhe te grupit te PS ka qene anetari i kryesise dhe deputeti Ben Blushi. Madje menjehere pas debateve te forta qe ka realizuar me Berishen nje nder kritiket e Rames Ben Blushi ka njoftuar kreun e grupit Ruci se do te thyeje vendimin e forumeve te PS per bojkot te votimeve ne Kuvend duke dhene voten kunder buxhetit te shtetit nderkohe qe asnje deputet tjeter socialist nuk ka votuar. Thyerja e bojkotit nga Blushi per qe votuar vjen pas deklaratave te herepashershme te tij se ne Kuvend duhet te debatohet por dhe te votohet. Nderkohe socialistet e quajten buxhetin e ardhshem nje deshtim dhe deklaruan qe ne fillim voten e tyre kunder tij. Por sipas kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Financave Ritvan Bode ky eshte buxheti historik qe i perkushtohet krejtesisht qytetareve. Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se opozita manipulon shifrat e buxhetit kur flet se nuk ka rritje ne sektore te ndryshem. Sipas tij projektbuxheti i vitit 2011 mbeshtetet ne prioritetet dhe objektivat e parashikuara ne Strategjine per Zhvillim dhe Integrim te vendit dhe treguesit e tij jane programuar mbi bazen e te dhenave statistikore e te konsultimeve me institucionet kryesore kombetare e nderkombetare. Ecuria e te ardhurave nga taksat dhe doganat eshte pozitive nderkohe qe eshte ndermarre edhe nisma per uljen e taksave dhe tatimeve. Projektbuxheti i vitit 2011 synon konsolidimin e metejshem te stabilitetit makroekonomik te vendit duke parashikuar nje rritje ekonomike prej 5.5 dhe inflacion prej 3 u shpreh Bode. Ndersa kreu i Komisionit per Ekonomine dhe Financat Edmond Spaho tha se projektbuxheti i paraqitur per vitin 2011 mbeshtetet ne zhvillimin e qendrueshem dhe tendencen e rritjes ekonomike ne dy vitet e fundit. Komisioni vlereson qendrimin e qeverise qe gjate vitit 2011 jo vetem nuk do te rrise barren fiskale mbi bizneset dhe qytetaret por ndermerr hapa te tjera per uljen e saj. Parashikimi per te ulur TVSH per sherbimet shendetesore nga 20 ne 10 do te influencoje pozitivisht ne uljen e kostos se sherbimit shendetesor u shpreh ai. Por 19 ore debate dhe diskutime replika te ashpra dhe jo pak here dalje nga tema e dites nuk e bindi aspak opoziten qe te votoje per kete buxhet qe sipas kryeministrit Berisha do te rrise pagat e pensionet ne 1 korrik te vitit te ardhshem. Me radhe deputetet socialiste jo vetem e cilesuan nje deshtim projekt-buxhetin e shtetit por edhe fiktiv ne shifrat qe jep. Gjate fjales se tyre socialistet thane se nje projekt i tille nuk mund te mbeshtetet duke theksuar faktin se situata mund te permiresohet vetem me ardhjen e tyre ne pushtet. Buxheti i shtetit per vitin 2011 i miratuar diten e djeshme ka nje vlere prej 409 miliarde lekesh dhe parashikon rritje ekonomike 5.5 per qind vitin e ardhshem dhe nje inflacion prej 3 per qind. Deficiti buxhetor planifikohet 3.5 per qind dhe borxhi publik ne 59 per qind te Produktit te Brendshem Bruto.