Hetim zhdukjes se 2 miliarde lekeve dhe 130 mije eurove
19/11/2010PS kallezim penal per abuzimet me fondet publike per projektet e teatrit te Piramida
TIRANE- Dy miliarde leke te shkuara dem per ndertimin e teatrit dramatik kombetar si dhe rreziku i prishjes se Piramides e cila eshte futur ne listen e godinave qe mbartin trashegimi kulturore kane detyruar partine me te madhe opozitare ne vend qe ti drejtohet me nje kallezim penal Prokurorise se Pergjithshme. Kallezimi mesohet te jete depozituar ne mengjesin e dites se merkure nga nje perfaqesues i Partise Socialiste i cili nepermjet pese kerkesave kerkon nga Prokuroria nisjen e hetimeve mbi abuzimet e zyrtareve te Ministrise se Kultures me fondet publike si dhe per shperdorimin e detyres lidhur me shkeljet e nje pas njeshme te ligjeve per trashegimine kulturore. Qe ne fillim kallezimi i Partise Socialiste fillon duke i bere me dije Prokurores se Pergjithshme Ina Rama se persona qe drejtojne segmente te ndryshme ne Ministrine e Kultures kane abuzuar me detyren duke hedhur ne ere rreth 130 mije euro. Kjo shume financiare sipas PS eshte dhene nga qeveria per konkursin nderkombetar qe do ti ndryshonte pamjen e godines se Piramides nga nje qender pa interes ne nje teater kombetar. Keto para te mbledhura nga xhepat e taksapaguesve shqiptare tashme kane shkuar ne xhepin e studios se projektimit Louis Berger. Me tej kallezimi i PS vijon me nje pike akoma dhe me te nxehte ku tregohet se per zbatimin e projektit eshte kontraktuar firma fituese greko-shqiptare Orion sa ak art me nje administrator shqiptar te quajtur Astrit Kuqi. Aktualisht kompania e ketij te fundit ka kryer punime brenda Piramides ne masen 33 per qind. Mesohet se vec ketyre dokumentacioneve bashkengjitur me kallezimin penal PS ka dorezuar ne Prokurori edhe disa dokumente qe sipas saj vertetojne se deri tani kompania Orion sa ak art ka perfituar plot 2 miliarde leke. Partia Socialiste tregon se prishja e ketij projekti me qellim ndertimin e godines se Parlamentit eshte abuzim i qarte i detyres me fondet publike nga ana e drejtuesve te Ministrise se Kultures dhe qeverise ne teresi. Nderkohe qe pika e trete flet lidhur me dispozitat e kodit civil i cili penalizon Ministrine e Kultures per prishje te njeanshme te kontrates me kompanine qe po kryen rikonstruksionin e Piramides. Pika e kater e renditur ne kallezim tregon se ne rast te prishjes se godines se Piramides shkelet haptazi ligji nr. 9058 per trashegimine kulturore. Ndersa per sa i perket pikes se peste te kallezimit penal ne te thuhet se Ministria e Kultures ka shkelur ligjet ne fuqi te ndertimit pasi per projektin e teatrit kombetar nga ky institucion nuk eshte aplikuar per leje ndertimi. Ne fund kallezimi mbyllet me listimin e fakteve te bera publike ku nepermjet tyre kerkohet nisja e hetimeve pasi ka dyshime te arsyeshme per abuzime te renda te detyres shteterore dhe korrupsion nga ana e zyrtareve te administrates.