E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm terrorist në Stokholm

Nje atentator veterases shpertheu te shtunen pasdite (11.12) fillimisht nje automjet ne qender te qytetit te Stokholmit, te mbushur me mijera njerez qe benin pazarin e krishtlindjeve. Pak minuta me vone 200 metra me tutje, ai hodhi veten ne ere. Dy kalimtare u plagosen. Nje prej tyre duhet te trajtohet ne spital, pa u ndodhur ne rrezik per jeten.

"Mund te kishte qene katastrofike"

Drejtesia suedeze i ka vleresuar dy shperthimet si "sulm serioz terrorist". Siç beri te ditur diten e diele zedhenesi i policise se sigurise Säpo, Anders Thornberg, autoritetet nuk mendojne se Suedia ndodhet para rreziqeve akute te sulmeve te tjera. Prandaj gjendja e alarmit terrorist, te vendosur ne muajin tetor nuk do te ndryshoje. Sipas te dhenave te veta hetuesit nuk kane informacione per bashkepunetore. Ne qender te Stokholmit policia filloi menjehere me patrullime shtese.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Policia duke hetuar mbetjet e atentatorir vetvrases

Ministri i Jashtem suedez Carl Bildt ,kishte folur me pare per perpjekjen per nje sulm terrorist. "Nje perpjekje shume shqetesuese sulmi terrorist ne pjesen me aktive te qendres se Stokholmit", shkruan ministri i jashtem Carl Bildt naten duke u gdhire dita e diele ne nje sherbim Twiter te internetit. "Deshtoi, por mund te kishte patur pasoja katastrofale."

Policia dhe drejtesia nuk donte te jepte te dhena per identitetin e atentatorit. Nuk jane lajmeruar te gjithe familjaret, thuhet ne argumentimin e tyre. Konfirmim mori vetem marrja e postes elektronike nga policia dhe nje agjensi lajmesh TT, poste qe permbante kercenime islamiste pak para shperthimit.    

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi

 

Aida Cama

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›