E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet, 3 nen akuze per incidentin ne shtepine e kryeministrit

PRISHTINE - Policia e Kosoves deklaroi dje pasdite se ka bere nje kallezim penal ndaj tre te personave te dyshuar ne lidhje me incidentin qe ndodhi ne mesnaten e 6 qershorit ne shtepine e kryeministrit Thaci ne Prishtine. Kallezimi penal i ngarkon te akuzuarit per moslajmerimin e kryerjes se kesaj vepre penale, per moskallezimin e fajtorit dhe se i kane dhene ndihme atij pas kryerjes se vepres penale. Te akuzuarit jane: Alban (Sabit) Geci (lindur me 1988), Orgest (Musa) Prelvukaj (lindur me 1987) dhe Kushtrim (Sabit) Geci (lindur me 1986), qe te tre banues ne Prishtine. Sipas hetimeve te deritashme, te dyshuarit e mesiperm, kane pasur dijeni per sulmin, pasi ai ishte kryer nga i dyshuari Fazli Sejdiu. Nje dite pas incidentit, ku dhe mbeti i plagosur, u arrestua dhe mbahet ne paraburgim i riu 19-vjecar, Fazli Sejdiu. Ai eshte akuzuar nga prokuroria e Gjykates se Qarkut te Prishtines per vrasje te rende te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje, por akuzat jane kundershtuar nga avokati i tij mbrojtes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›