Thaci, gati per ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Sherbimit Inteligjent
PRISHTINE - Pavaresisht nga interesimi i madh i gazetareve rreth emrit te ministrit te Mbrojtjes, Kuci nuk dha hollesi, duke thene se do te respektohet afati i percaktuar nga Kryeministri per publikimin e emrit gjate kesaj jave. Ne fakt, sot, pritet qe Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pritet te beje te njohur sot emrat e ministrit te Mbrojtjes (MB) dhe shefit te Sherbimit Inteligjent (SHIK) te vendit. Ministria e Mbrojtjes dhe Sherbimi Inteligjent, specifikohen si nevoje per Kosoven edhe ne planin e Marti Ahtisarit, mbi bazen e te cilit Kuvendi shpalli pavaresine. Me krijimin e Ministrise se Mbrojtjes do te filloje edhe shperberja e TMK-se, qe do te shenoje edhe fillimin e themelimit te Forces se re te Sigurise se Kosoves. Shume pjesetare te TMK-se, do te shkojne ne pensionim te parakohshem, ndersa nje pjese e vogel e tyre do te perfshihen ne FSK. Kjo force fillimisht do te jete nen autoritetin e NATO-s, mirepo padyshim ndikim do te kete edhe Ministria e Mbrojtjes se Kosoves. FSK-se, do te kete 2500 trupa. Ata do te jete te armatosur lehte dhe vazhdimisht do te trajnohen nga ekspertet ushtarak te NATO-s. Pavaresisht faktit qe Kosova shume shpejte do ta kete Ministrine e saj te Mbrojtjes, siguria e vendit dhe kufijte e Kosoves edhe per nje kohe te gjate do te garantohet nga Aleanca Veriatlantike.