E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIRANE/ OSBE, liber kunder dhunes ne familje

Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi dhe USAID botuan kete jave nje udhezues, qe do te ndihmoje gjykatat ne zbatimin e ligjit "Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare". "Manuali i gjyqtarit per leshimin e urdhrave te mbrojtjes" u jep gjyqtareve udhezime per interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Ne te jepen keshilla per mbajtjen e seancave per urdhrat e mbrojtjes dhe per leshimin e urdhrave civile te mbrojtjes kunder abuzuesve. "Miratimi i ligjit qe nje hap i rendesishem, por tani eshte e rendesishme qe zbatuesit e tij te dine qe ai ekziston, te njihen me permbajtjen e ligjit, si dhe te bashkerendojne punen per ta zbatuar," tha kreu i prezences, ambasadori Robert Bosch.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›