E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te shkruhet historia e pranimit te letrares"

Nje e vertete e thene, sipas studiuesit Behar Gjoka, per letersine e soc-realizmit, botuar pak kohe me pare, nen titullin "Sistemi letrar piramidal". Aty trajtohet vetem nje pjese e ngushte e historise se letersise, per te cilen Gjoka mban qendrimin e tij, vetem per letersine e krijuar gjate komunizmit. Por cfare mendon Gjoka per menyren se si duhet ta shkruajme ne historine sot?! Pasi deri me tani ai shprehet se e kemi gjysmake historine. Ai pohon: "Eshte e domosdoshme jo te rishkruhet, por te shkruhet historia reale e letersise shqipe. E cila, nga histori e perjashtimeve, te kthehet ne histori te pranimit te vlerave letrare kudo qe jane gjithekohore dhe gjithe hapesinore". Ai vijon duke argumentuar se, shkrimtaret e munguar, Trebeshina, Bilal Xhaferri, Camaj etj., nuk duhen pare thjesht ne aktin e kundervenies, por ne prurjen e tyre. Eshte e papranueshme qe historise t'i mungoje dramatika e Trebeshines. Sic eshte e papranueshme qe per shkak te kufizimeve gjuhesore, poezia e Camajt te mos jete ne letersine tone.

Z. Gjoka, keni shkruar nje liber per letersine e soc-realizmit, por ne teresi si e kemi shkruar deri sot historine e letersise shqipe?

Gjysmake! Ose eshte histori qe perjashton krahina, ose perjashton modele letrare, ose autore dhe vepra letrare. Ne kete kuptim eshte e domosdoshme jo te rishkruhet, por te shkruhet historia reale e letersise shqipe. E cila nga histori e perjashtimeve, te kthehet ne histori te pranimit te vlerave letrare kudo qe jane gjithekohore dhe gjithe hapesinore. Me shqeteson jo pak nje fakt, qe jane pikerisht ata qe e kane shkruar nje histori gjysmake te letersise, madje akademike te vjeter e te rinj (pasi ata jane te stofit te vjeter) pa asnje lloj pengu dhe vrasje ndergjegjeje kerkojne qe historia te shkruhet sipas modelit qe ata kane lene veprat e tyre. Nje historie te orientuar i ka vdekur ora. Nje histori per nevojat e qeverive, partive, per nevojat e sistemeve, me mire te mos shkruhet. Po nese duam te ndertojme historine e shpirterores, historine e letrares, kete le ta bejne profesionistet, por ata te pa indoktrinuar dhe te cliruar nga makthi i shkaterrimit te ngrehinave artificiale. Them gjysmake, sepse ajo vijon te jete perjashtuese e vlerave letrare. Kemi nje histori letersie te 28 mije km2, te trojeve te ndarjes dhe perjashtimit. Ne kete kuptim, domosdoshmeria eshte njera ane dhe menyra eshte ana tjeter. Si do te jete kjo histori letersie?! Nese do ja leme akademive, sic eshte bere deri me tani, jam i sigurt qe do te gjeje menyre per te ruajtur sinoret e tyre te paprekshme.

Po kush mund ta shkruaje historine e letersise atehere?

Deri tani jane bere edhe sprova personale, edhe institucionale! Historia e Letersise Shqipe eshte e mira shkruhet nga institucionet letrare, te cilat nuk kane te bejne fare me shtetin, pasi ai, gjithsesi, do t'i detyroje te bejne nje histori letersie sipas nevojes se tij.

Po kush dhe ku jane keto institucione?

Ndodhemi ne nje qark te mbyllur. Akademiket e emeruar nga qeveria do te bejne ate qe do qeveria, punonjesit e institutit te paguar nga ky shtet do bejne c'ju kerkojne shpesh. Kjo eshte varesi e krijuar. Por, ama, ka studiues shqiptare qe jetojne pertej Shqiperise dhe fare mire mund te japin kontributin e tyre. Ata nuk kane ngarkesen qe kemi ne ketu, nuk kane presionin tone, nuk kane hallin te ruhen nga njeri apo tjetri. Pra, kete histori mund ta shkruajne vetem ata qe mbeten jashte ketij konflikti interesi, pasi per mua, ajo kategori njerezish qe jane te lidhur me shtetin, jane ne konflikt te hapur interesi.

Kemi dy skaje, figurat e anatemuara dikur dhe ata qe kane krijuar ne periudhen e komunizmit. Si duhet te jete raporti mes ketyre dy "kategori" krijuesish?

Jam me parimin qe duhet te jemi ne kerkim te letrares. Nese letersia zyrtare sikur perjashtoi alternativat, sot s'ka pse te ndodhe. Ka ardhur momenti qe letersise te realizmit socialist, si etiketohet, cdo liber qe i kendon partise dhe shokut Enver nuk eshte letersi pasi eshte letersi e dobise, letersi e shperdorimi te letrares. Por cdo liber qe percjell vlera letrare, duhet te jete pjese e historise se letersise. Nga ana tjeter, shkrimtaret e munguar, Trebeshina, Bilal Xhaferri, Camaj etj, nuk duhen pare thjesht ne aktin e kundervenies por ne prurjen e tyre. Eshte e papranueshme qe historise t'i mungoje dramatika e Trebeshines. Sic eshte e papranueshme qe per shkak te kufizimeve gjuhesore, poezia e Camajt te mos jete, te mos kuptohet, te harrohet, te mos pronesohet ne mjediset tona. Por edhe perfundimet shkencore te Arshi Pipes, vijojne te jene ne disa universitete si ne Itali dhe ketu ne t'i dime vetem emrin. Mirepo, ky eshte nje raport mjaft i veshtire per t'u zgjidhur. Mirepo, sado i veshtire te jete duhet te zgjidhet vetem ne raport me letraren. Se sa letrare eshte vepra e secilit prej figurave per te cilat flasim. Kur flasim per letersi, duhet te mbajme parasysh vlerat letrare, mungesat jane dicka qe nuk meritojne kaq shume vemendje.

Mendoni se mund te shkruhet se afermi nje histori e letrave shqipe?

Me mesazhet qe na vijne, jo! Dhe pse nevoja e shkrimit te historise eshte shprehur nga Kryeministri i Shqiperise. Mirepo, shkenca ka hapat e veta, por duke qene te ndare historiane te letersise per nevojat e te majteve apo te djathteve, e qeverisjeve te caktuara, do te jete e veshtire. Eshte e nevojshme qe ta hartojme ate tekst te historise qe deshmon dhe verteton se kemi ekzistuar. Dua te bej nje koment, sepse per te gjithe akademiket e Shqiperise, historia e letersise fillon me De Raden. E cuditshme! Ka nje marreveshje te fshirjes te tre shekujve letersi. Gjithcka buron nga koncepti perjashtuese, pasi behet fjale per Budin dhe Bogdanin, vijohen te etiketohen vlera gjuhesore dhe letrare te shqipes dhe heshten. Cdo brez ka te drejten te dije ate c'ka ndodhur me historine, por edhe me letersine e nje populli, sepse thelbore eshte leximi i letersise dhe jo shkrimi i saj. Mua nuk me shqeteson fare mungesa e historise, madje si me shaka mund te them: Shyqyr qe nuk kemi ardhur tek ai moment ku te themi qe u shkrua nje histori e letersise dhe kete kemi. Sepse kjo do te ishte fatale! Bisedoi: Anisa Ymeri


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›