E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet: Shpërthimi me 2 të vdekur e 3 të plagosur në Tiranë, atentat me tritol

Tiranë, 13 Qershor 2010 NOA Update Shpërthimi që i mori jetën sot shtetasve Xhevdet Xhebrahimi dhe Luan Brahja dhe la të plagosur tre pjesëtarë të tjerë të familjes Xhebrahimi, erdhi si rezultat i një atentati të pastër me lëndë eksplozive e llojit tritol.

Ky është rezultati i hetimeve paraprake të kryera nga policia e Tiranës e cila fillimisht foli për një incident të mundshëm e më tej kur iu rikthye hetimit në vendngjarje, tani del me këtë përfundim.

Të dhënat pas kryerje së ekspertizës së parë në lidhje më shkaqet, hodhën dyshime se shpërthimi mund të kishte ndodhur si pasojë e plasjes së ndonjë bombole gazi, apo defekti ne rrjetin elektrik, - deklaroi zyrtarisht policia e Tiranës.

Por pas disa orë hetimesh të tjera në vendin e shpërthimit, policia pranon se ngjarja nuk ishte aksidentale por, një krim i pastër me dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Dyshohet se lënda plasëse mund të ketë qenë e vendosur në televizor dhe ka shpërthyer në momentin që tekniku po e vinte në punë atë, - tha një burim policor në vendngjarje.

Nga rrëmimi i dosjeve policore dhe gjyqësore ka dalë se plot dhjetë vjet më parë, në vitin 2000, viktima i sotëm, Xhevdet Xhebrahimi kishte vrarë një person dhe për këtë krim, ai kishte kryer disa vjet burg por më pas ishte liruar.

Kjo pjesë e të kaluarës së viktimës së sotme, po hetohet nga policia e Tiranës si mundësi lidhjeje me shpërthimin e ndodhur sot.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›