Hetimet mbi pretendimet e Dik Martit
Kryeministri, Sali Berisha ka pritur Kryeprokurorin e Task Forcës Speciale hetimore të Bashkimit Europian, ambasadorin Clint Williamson, i cili drejton hetimet e EULEX në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit. Kreu i qeverisë tregoi gatishmërinë e plotë që, sa më shpejt, të nënshkruhet një marrëveshje apo të adoptohet legjislacioni i nevojshëm për krijimin e një kornize ligjore të plotë e të qartë, që do t’i sigurojë EULEX-it zbatimin e plotë të mandatit të tij në hetimin e gjithanshëm të pretendimeve të raportit të Dick Martit. Zoti Williamson nënvizoi se në takimet e zhvilluara deri tani ai kishte konstatuar gadishmërinë e plotë për bashkëpunim të qeverisë shqiptare. Kryeministri Berisha dhe kryeprokurori Williamson ranë dakort që institucionet përkatëse të fillojnë menjëherë punën për hartimin e kësaj kornize ligjore.