E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot jepet masa e sigurisë për Ilir Xhakjan, nipi në kërkim

Forca të shumta policie prej më shumë se 72 orësh janë zhvendosur në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, ku mendohet se mund të fshihet 17-vjeçari, shkruan “GSH”. Nga hetimet e policisë rezulton se Krasnaj, u ndalua fillimisht nga Shefi i Komisariatit të Shijakut Tahiraj dhe më pas, i riu njoftoi dajën e tij, Ilir Xhakjan.

Ky i fundit menjëherë pas mbërritjes, ka qëlluar pesë herë në drejtim të Kryekomisarit Tahiraj, duke i marrë jetën. Ndërkaq, vetëm pak orë pas ngjarjes, Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin e Xhakjas, ndërsa nuk gjetën asnjë gjurmë të nipit të tij. Në momentin e arrestimit 38-vjeçarit Xhakajt iu bllokua dhe arma e krimit, një pistoletë tip “Glock”, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan: 2 automjetet me të cilët autorët janë larguar nga vendngjarja; 2 automjete të blinduara; një tjetër mjet fuoristradë; një armë zjarri automatik dhe rreth 170 fishekë të llojeve të ndryshme e një palë dylbi snajperi.

Ndërkaq, në banesën e Ledjan Krasnajt janë bllokuar rreth 60 fishekë. Pritet që gjatë ditës së sotme, Ilir Xhakja të përballet e Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do t’i caktohet dhe masa e sigurisë për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

                                                                                             2012-09-16 08:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›