Hetimet nga SPAK, 24 masa sigurie për punonjës të Universitetit Bujqësor

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtrirë hetimet edhe në strukturat universitare.
Mediet raportojnë se me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor Tiranë.
Sipas raportimeve, janë ekzekutuar nga policia masat e sigurisë për 5 persona “arrest me burg”, “arrest në shtëpi” për 10 persona si dhe për 9 të tjerë “detyrim paraqitje”.
Personat e vënë nën hetim dhe për të cilët janë ekzekutuar masat e sigurisë, akuzohen për shpërdorim detyre, abuzim në detyrë dhe për korrupsion.