Bie masivi, plagosen 3 minatore
Tropoje - Ngjarjet e renda ne minierat e kromit zhvendosen nga Bulqiza per ne qytetin tjeter verior te Tropojes. Tre minatore jane plagosur mengjesin e djeshem ne fshatin Vlad, te komunes se Bytycit, ndersa perpiqeshin te nxirrnin mineral kromi nga nje prej minierave. Te demtuarit jane Brah Imeraj, 40 vjec, Skender Sinani, 20 vjec dhe Hajri Sinani, 19 vjec, nga fshati Vlad. Miniera ka qene e improvizuar nga firma private ne kete zone. Ngjarja e rende ka ndodhur nje dite me pare, teksa perpiqeshin te mblidhnin mineral kromi. Nje masiv i madh eshte shkeputur nga tavani i shpelles ku ata kishin hyre, ndersa i ka zene nen vete. Koleget kane nderhyre per t'i ndihmuar, duke i nxjerre nga miniera dhe derguar per ne spitalin e Tropojes. Por duke pare gjendjen e rende shendetesore te tyre jane nisur drejt spitalit te Gjakoves per nje ndihme me te specilizuar.
A. N
A. N