E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi Sacra Corona Unita ndertime ne Shqiperi

Zbulohen kontaktet e mafiozit italian me biznesmene dhe eksponente te krimit shqiptare. Nis verifikimi i veprimtarise se Prudentinos ne vendin tone

Arrestimi i Albiono Prudentinos nuk ka kaluar thjesht me nje ekzekutim te urdhrit te prokurorise se Leces dhe vendosjes ne mase arresti deri ne momentin e ekstradimit drejt Italise. Strukturat e posacme ne Drejtorine e Policise se Shtetit duke iu referuar lidhjeve te Prudentinos dhe qendrimin e gjate te tij ne territorin tone po hetojne per aktivitetin e tij te vertete. Nga verifikimet e kontakteve te tij eshte zbuluar se ai ka pasur miq edhe biznesmene shqiptare.

Midis disa pistave hetimore qe lidhen me trafiqet e paligjshme apo per krimet e dhunshme e te egra te kesaj organizate kriminale te shtetit fqinj me baza te forta ne Ballkan njera ka terhequr vemendjen e hetuesve. Dyshohet qe kjo organizate te kete investuar ne fushen e ndertimit ne vendin tone. Per kete arsye ky hetim i eshte bashkangjitur nje hetimi tjeter te nisur kohe me pare per veprimtarine e disa mafiozeve italiane ne vendin tone. Ekspertet nuk japin asnje detaj per kete hetim por besojne se mafiozi italian nuk kishte per qellim vetem ceshtjen e strehimit dhe largimit te tij nga perndjekja e prokurorise italiane porse ai ka vazhduar aktivitetin ndersa ka pasur lidhje te fuqishme me mafioze shqiptare. Drejtuesi i organizates mafioze italiane Sacra Corona Unitta Albino Prudentino u arrestua mengjesin e se merkures ne Vlore nderkohe qe po kete dite 9 persona te tjere u arrestuan ne Itali dhe ne Tajlande. Operacioni per arrestimin e 59-vjecarit u realizua nga organet e drejtesise shqiptare me ato italiane pas hetimeve dyvjecare. Ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga organet italiane te drejtesise dhe prej disa kohesh jetonte ne qytetin e Vlores per tu shpetuar prangave te policise italiane duke u maskuar si shites akulloresh. Per arrestimin e tij u angazhuan forcat e Policise se Shtetit si dhe prokurore te Prokurorise se Pergjithshme. Veprimet e tyre jane ne koordinim me Karabinierine e Leces dhe Prokurorine Distretuale te Antimafias ne kete qytet. Operacioni u kodua Kalipso dhe perfundoi me arrestimin me sukses te Prudentinos bosi i mafias italiane lindur ne Ostuni te Brindisit. Gjykata e Leces ne Itali me daten 20 shtator te ketij viti kishte nxjerre urdher-arrestin duke e akuzuar per bashkepunim kriminal te tipit mafioz trafik droge dhe grabitje ne rrethana renduese. Gjithashtu gjykata e Leces referuar hetimit ndaj kesaj organizate kriminale leshoi edhe 11 urdher arreste te tjera 9 prej te cileve u ekzekutuan ne te njejten kohe ne tri vende te ndryshme. Policia italiane arrestoi 7 prej te kerkuarve 1 person tjeter qe ishte pjese e organizates mafioze eshte arrestuar ne Tajlande dhe 1 ne Shqiperi. Nga burime policore mesohet se kreu i Sacra Corona Unita gjate viteve 2005 deri ne vitin 2009 ne provincen Mesagne Ostuni dhe ne rrethinat e Brindisit ka qene pjese e nje organizate kriminale mafioze e cila merrej kryesisht me trafikimin e droges dhe grabitje ne rrethana renduese. Hetimet per goditjen e rrjetit kriminal kane nisur qe ne vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafias ne Lece ne bashkepunim me skuadren ROS te karabinierise e specializuar ne ceshtjet e trafikut. Aktualisht per te kerkuarin nderkombetar Albino Prudentino po kryhen procedurat perkatese me qellim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›