Kryeministri Nxirrni leprin nga strofulla

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Socialiste ka dy muaj qe merret me koncesionet cka eshte suksesi me i madh i qeverise. Asnje qeveri tjeter ne Evrope nuk ia ka dale qe te jape per ndertim me koncesion 220 HEC-e. Ne vend qe te merreni me proceduren te shikoni zbatimin e ligjit ju merreni me emrat. Ka prej jush qe kane formim juridik qe kane ushtruar detyra ne institucionet e akuzes institucionet gjyqesore. Ju nuk merreni me ligjin menyren se si eshte zbatuar ai por ju mjafton emri per tu vervitur ne sulm politik - tha ai. Sipas tij Tani qe 20 doli se ishte pallat me 35 kate tani ne vend qe te heshtni dhe te nxirrni lepurin nga strofulla dhe ti thone ik se sbehemi dot pas nje lepuri se jemi parti kryesore opozitare ju beni ceshte e mundur per te fshehur lepurin. Kjo ndodh sepse disa prej jush i ka prekur lepuri ndersa disa te tjere kane hedhur valle neper dasma me leje ndertimi. Ne vend qe te nxirrni lepurin nga strofulla ju shkoni vet ne strofullen e tij. Lereni kete qendrim zoterinj 35-kateshet nuk i fshihni dot me. Beni cte doni por kontraten 20 dhe planin famoz te zhvillimit me 35 kate nuk e fusni dot ne thes. Beni cte doni ju por 20 do ti vije fundi - siguroi ai.