E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrembyesit e Hyjneshave...

Me nje nate solemne dhe ne sallen e Sheshit 21 te mbushur me artiste regjisore te ftuar te huaj dhe personalitete te kinemase nje mbremje me pare u mbyll edicioni i dyte i festivalit nderkombetar te filmit ne Kosove PriFilmFest

Prishtine

Na putu Ne rruge i regjisores boshnjake Jasmila Zhbanic ka marre cmimin kryesor Hyjnesha e arte ne edicionin e dyte te festivalit nderkombetar te filmit PriFilmFest. Ceremonia e ndarjes se cmimeve u mbajt te merkuren ne mbremje ne Sheshin 21. Shiu nuk i ka penguar te ftuarit qe te parakalonin ne tapetin e kuq para se te niste ceremonia. Ne rruge ka per teme rrefimin e nje cifti lidhja e te cilit shembet kur Amar Emin Bravo mes dashurise per Lunen Zrinka Cviteshic zgjedh rruge e fundamentalizmit islam. Por ketij filmi - ne edicionin e sivjetme te Berlinales ka qene i nominuar per Ariun e arte - nuk i ka mjaftuar vetem cmimi kryesor. Ai ka marre edhe ate per aktoren me te mire qe i ka takuar Zrinka Cviteshicit. As regjisorja e as aktorja nuk kane qene te pranishme ne ceremonine e ndarjes se cmimeve. Ne vend te saj ne skene eshte ngjitur aktori dhe bashkeproducenti i filmit Leon Lucev i cili e ka cmuar perzgjedhjen e jurise duke theksuar se konkurrenca ka qene e forte. Do te doja te falenderoja jurine per kete cmim te mrekullueshem. I uroj festivalit jete te gjate ne e perkrahim PriFilmFest dhe evropianet e rinj - ka thene ai.

PriFilmFest ka ndare edhe pese Hyjnesha... te tjera. Nik Xhelilaj ka marre cmimin per aktorin me te mire per rolin e tij ne filmin shqiptar Gjalle. Ai ne PriFilmFest eshte prezantuar edhe me filmin gjerman Der Albaner ne regji te Johannes Naber i cili ka marre cmimin special te jurise. Cmimi per aktoret me te mire mban emrin e aktorit te madh shqiptar Bekim Fehmiu dhe ndahet per here te pare nga Ministria e Kultures.

Uroj qe kjo miqesi te vazhdoje sa me gjate midis nesh lidhur me nderin qe me bete. Perulem me nder dhe respekt madheshtise se aktorit unik Bekim Fehmiu - ka thene Xhelilaj pasi ka marre trofeun qe i eshte dorezuar nga kreu i MKRS-se Lutfi Haziri.

Zrinka Cviteshic permes nje letre ka shprehur falenderimet e saj. Me rolin e saj ne filmin e Zhbanicit ndash zanafilla e te cilit eshte nje pervoje personale e vete regjisores ndash eshte hera e peste qe merr cmim gjate ketij viti.

Cmimi per regjine me te mire i ka takuar francezit Neder Homayoun per filmin Teherani.

Cmime speciale jane ndare per filmin nga Rumania Kur dua te fishkellej fishkellej te Florin Serbanit dhe per ate shqiptar Gjalle te Artan Minarollit. As filmi i vetem kosovar qe ka garuar me 10 filma te tjere sa ka konkurruar sivjet Gomaret e kufirit nuk ka mbetur pa cmim. Ndonese kritikat nuk kane qene pozitive filmi i Jeton Ahmetajt ka marre cmimin e audiences.

Cmimi i mediave i eshte ndare filmit Lufta mbaroi ne regji te Mitko Panovit nga Maqedonia i cili ka angazhuar nje grup aktoresh kosovare.

Regjisori Artan Minarolli filmi i te cilit kthehet ne Shqiperi me dy cmime eshte shprehur i kenaqur qe filmi i tij do te kete ne sirtar edhe nje cmim te festivalit kosovar.

Eumlshte kenaqesi e madhe qe tashme do te kemi edhe cmime nga Prishtina - ka thene ai.

Juria e cila ka bere ndarjen e cmimeve te edicionit te dyte te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Prishtine eshte udhehequr nga producentja hollivudiane Eva Orner perderisa ne perberje ka pasur edhe kineastin gjerman Andreas Max Stroumlhl dhe italian Fausto Paradivini regjisorin kosovar Agim Sopi dhe regjisorin shqiptar Gjergj Xhuvani.

Sa i perket vleresimit te jurise kineasti Stroumlhl ka thene se nuk ka qene e veshtire te perzgjidhen fituesit megjithese sipas tij filmat ne konkurrence kane qene te kualitetit te larte.

Kane qene filma shume kualitative por ne nuk e kemi pasur shume veshtire te zgjedhim fituesin sepse gjithmone i kemi pasur tre filma me te dalluar dhe te gjithe kemi qene unanime ne ndarjen e cmimeve - ka thene ai.

PriFilmFest eshte hapur me 22 te ketij muaji dhe ne kuader te tij jane shfaqur rreth 40 filma prej te cileve njembedhjete kane qene ne gare per cmimet e festivalit. Ne kuader te festivalit pergjate shtate diteve kane qene mysafire kineaste te njohur si aktori Franco Nero regjisori Samuel Maoz dhe shume te tjere.

Cmimet

Cmimi per filmin me te mire Hyjnesha e arte filmi boshnjak Na putu Ne rruge

Cmimin special te jurise Hyjnesha e arte filmi shqiptaro-gjerman Der Albaner Shqiptari regji te Johannes Naber

Cmimi regjia me e mire Hyjneshen e arte regjisori Nader T. Homayoun ne filmin Tehroun Teherani koproduksion iraniano-francez.

Cmimi aktori me i mire qe prezantohet nga Hyjnesha e arte dhe pllakata qe mban emrin Cmimi Bekim Fehmiu ndash per aktorin shqiptar Nik Xhelilaj ne filmin Der Albaner

Cmimi aktori me i mire qe prezantohet nga Hyjnesha e arte dhe pllakata qe mban emrin Cmimi Bekim Fehmiu ndash per aktoren kroate Zrinka Cvitesic ne filmin Na putu Ne rruge.

Cmimi per mirenjohje te jurise filmave Gjalle Alive te Artan Minarollit Kur dua te fishkellej fishkellej If I want to whistle I whistle e regjisorit rumun Florin Serban.

Cmimi i medias filmi War is over Lufta mbaroi e Mitko Panovit koproduksion maqedono-zviceran

Cmimi i audiences filmi kosovar Gomaret e kufirit Border donkeys regji te Jeton Ahmetajt

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›