PS Xhafaj Propozimet tona per konsensus

Opozita ka paraqitur dje ne Kuvend dy drafte qe sipas saj jane edhe oferta e tyre politike per te arritur konsensusin me mazhorancen. Ne emer te grupit parlamentar te PS-se deputeti Fatmir Xhafaj ka paraqitur ne salle dy draftet e hartuara nga opozita dhe e ftoi mazhorancen qe ti votoje pasi eshte ne interes te vendit. Ne emer te grupit parlamentar te Partise Socialiste po ju ofrojme jo thjesht nje sfide jo nje kusht po nje konsensus. Po ju ofrojme ne menyre publike nje oferte te ndershme politike. Nje oferte politike qe eshte ne interes te vendit te shtetit te se drejtes te demokracise te partneritetit te ndershem me aleatet tane strategjike. Edhe ne te miren tuaj z. Kryeminister si kryeofiqari i ketij vendi - deklaroi Xhafaj. Ai sqaroi se njeri draft ishte projektligji per gjykatat administrative i votuar qe heret ne parim dhe i ndryshuar me kontributin e deputeteve dhe eksperteve te Partise Socialiste dhe i dyti projektvendimi per ngritjen e komisionit hetimor me nenshkrimet e te gjithe deputeteve socialiste. Ky projektvendim eshte formuluar fjale per fjale sipas rezolutes se Parlamentit Evropian qe ju deklaroheni se e keni pranuar. Projektvendimi kerkon hetimin parlamentar mbeshtetur ne kutite e materialeve zgjedhore e ritheksoj vetem ne kutite e materialeve zgjedhore. Ne kete projektvendim nuk flitet per numerim as per rinumerim dhe as per flete votimi. shte fiks sic e keni kerkuar e pranuar publikisht zoti Kryeminister. Ofroni konsensusin tuaj per ta votuar kete projektvendim - deklaroi ai. Xhafaj shtoi se kjo ishte nje sfide per Kryeministrin i cili me nje levizje mund te zgjidhte shume gjera njeheresh. Ky eshte nje moment per te bere politike. Politike per shenjterine e votes se lire vote e cila eshte ne themel te madheshtise dhe demokracise se aleatit tone strategjik Shteteve te Bashkuara qe na keshillojne te bejme politike konstruktive. Per voten e lire pa te cilen nuk ka drejtesi te lire biznes te lire qytetare te lire. Reflektoni e veproni zoti Kryeminister. Ndryshe do te deshmoni proven tuaj te radhes te paaftesise qeverisese dhe duhet te largoheni - tha ai.