Pogradec digjet shtepia asfiksohet 55-vjecari
POGRADEC/LEZHE - Ngrohesi elektrik djeg shtepine vdes nga asfiksia e tymit 55-vjecari ne Pogradec. Nderkaq nje tjeter viktime eshte shenuar ne Lezhe tete dite pasi ishte zhdukur. Sipas policise Ibrahim Bytyci nga fshati Gurras i rrethit te Pogradecit eshte gjetur i vdekur mbremjen e se merkures ndersa banesa e tij thuajse eshte shkrumbuar. Pas hetimeve rezultoi se 55-vjecari gjeti vdekjen pasi kishte vene ne perdorim nje ngrohes elektrik i cili shkaktoi zjarr ne dhomen ku ai ndodhej. Pasditen e se merkures viktima Ibrahim Bytyci ka ndezur ngrohesin elektrik dhe me pas e ka zene gjumi. Por ndersa ai flinte i kane marre flake batanijet prej pambuku. Zjarri eshte perhapur edhe ne divan duke djegur nje pjese te mire te pajisjeve qe ishin ne dhome beri te ditur policia. Banesa ku jetonte 55-vjecari ka qene disi e vetmuar ne fshatin Guras dhe bashkefshataret e tij nuk kane pasur mundesi per ta ndihmuar. Ne momentin kur ka rene zjarri dyshohet qe ai te kete qene ne gjendje te dehur. Ai jetonte ne nje gjendje te veshtire ekonomike pas divorcit me gruan e tij ndersa dy vajzat i kishte te martuara. Bashkefshatare te tij u shprehen se nje djale i kishte vdekur ne aksident ndersa 55-vjecari jetonte me mbledhjen e shitjen e kanaceve. Edhe ne Lezhe policia e ketij qarku njoftoi se gjeti te vdekur ne nje banese te braktisur shtetasin Mark Meksi 58 vjec. Mesohet se viktima ishte nga fshati Tale i Lezhes por ai eshte gjetur disa kilometra me larg ne fshatin Pllane te komunes Zejmen. Sipas burimeve viktima nuk kishte shenja dhune. Dyshohet se ai eshte futur ne banesen e braktisur nga moti i keq dhe me shi por me pas ai ka vdekur si pasoje e te ftohtit ose nga shkaqe qe pritet te konfirmohen nga ekspertiza. g.a/r.n