E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i 21 Janarit, Apeli: Detyrim paraqitje për Armando Kasajn

Tiranë- Gjykata e Apelit dha sot masën “detyrim paraqitje” ndaj ekspertit të IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj,  duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Shkallës së Parë si dhe kërkesën e Prokurorisë.

Kasaj u akuzua nga Prokuroria si i dyshuar për fshirjen e videove të protestës së 21 janarit të vitit 2011, nga serverat e Kryeminsitrisë, dhe për këtë kërkoi ‘arrest shtëpie’, çka u vendos edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ndërsa vetë Kasaj deklaroi për mediat se nuk ka bërë asnjë fshirje apo ndërhyrje në serverat e Kryeministrisë.

“Nuk kam fshirë asnjë material. Kam bërë vetëm kopjim të materialeve, të cilat ia kam kaluar gardës”- tha Kasaj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Hetimi i 21 janarit, Rama: Komunikimi im me Ina Ramën ka qënë vetëm publik Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një interviste...
  2. Hetimi i “21 janarit”, Rama: I padrejtë nëse nuk përfshihet Berisha dhe Basha Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një prononcim...
  3. Hetimi i “21 janarit”, Ina Rama: Garda manipuloi provat, Policia e Shtetit nuk identifikoi dot autorët Tiranë- Garda u përpoq të manipulonte të dhënat, për këtë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›