Gjobë për akuzat ndaj Vokshit, Braçe: Gjykata e ndikuar politikisht
Tiranë- Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, sipas së cilës deputeti denohej me 1 milionë lekë me gjobë për shpifje ndaj deputetës demokrate Albana Vokshi.
Sipas Braçes vendimi ishte politik dhe që synon t’i mbyllë gojën opozitës.
“Kundërshtoj vendimin e gjykatës ndaj meje. Gjoba 1 mln lekë, vendim i pastër politik, synon ti mbyllë gojën opozitës”- tha Braçe.
Në deklaratat e Erjon Braçes përmendej deputetja Vokshi si e përshfirë në afera korruptive. Pasi sipas deputetit socialist, Albana Vokshi nuk kishte deklaruar pasuritë e partnerit të saj Arian Tartarit, teksa deputetja deklaroi se ai nuk ishte bashkëshorti i saj. Sipas padisë së Albana Vokshit, akuzat e Barçes i kishin cënuar reputacion dhe dinjitetin.
Shkrime të tjera me interes:
- Akuzat ndaj Vokshit, gjykata gjobit Braçen për shpifje Tiranë- Gjykata e Tiranës e ka cilësuar fajtor deputetin socialist,...
- Debati për “21 janarin”, Braçe: Qeveria vrau protestuesit, Topalli: I pari do të përgjigjet Rama Tiranë- Debati i hapur i mbajtur sot në Kuvendin e...
- Braçe kundërshton Asamblenë: Nuk shkoj në Korçë Berat- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kundërshtuar transferimin...