E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i 21 Janarit sot deshmojne Rama dhe Shaqiri

Komisioni hetimor parlamentar i 21 janarit

Tirane 2 shkurt NOA 8211 Komisioni hetimor parlamentar i 21 janarit pritet qe te degjoje sot deshmine e kreut te Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri si dhe kryeprokurores Ina Rama ne kuadrin e hetimit te ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit.
Te pakten keshtu percakton axhenda e punimeve te ketij komisioni pasi nuk dihet ende saktesisht nese Shaqiri dhe Rama do te pranojne te deshmojne para ketij komisioni.

Ata perfaqesojne dy institucionet qe jane kritikuar nga qeveria per menyren sesi e menaxhuan situaten e para dhe pas 21 Janarit.

Keshtu prokuroria kritikohet kryesisht per leshimin e urdher-ndalimeve ndaj 6 gardisteve qe mbrojten Keshillin e Ministrave.

Ndersa Sherbimi Informativ Shteteror per mosdhenien e informacioneve paraprake mbi dhunen e ushtruar gjate demonstrates se 21 Janarit.

Deri tani kane deshmuar para ketij komisioni hetimor parlamentar kryeministri i vendit Sali Berisha dhe ministri i Brendshem Lulezim Basha.

Ndersa pritet qe neser te deshmoje Presidenti i Republikes Bamir Top pasneser kreu i Policise se Shtetit Hysni Burgaj dhe komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi dhe ne daten 5 shkurt do deshmoje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›