Tirana e tiraneve
Te jemi realiste kosovaret fare pak i njohin rrethanat politike ne Shqiperi prandaj vetem mund te marrin ane duke mos e ditur a jane ne anen e se drejtes dhe te se vertetes...
Dhe ne debatet e pakta kosovare ka nje defekt derisa ai qe perpiqet ta marre pushtetin me dhune diskreditohet si pro grek- sllav kurse ai qe ngrihet mbi ligjin per ta mbajtur pushtetin e tij me dhune pa e analizuar legjitimitetin e tij te diskutueshem cilesohet patriot. Kjo menyre e te menduarit duhet te ndryshoje.
Keshtu qe qasja e kosovareve ndaj luftes politike per pushtet ne Tirane eshte e gabuar dhe skajshmerisht emotive mitike e jo racionale duke rrahur mitin e kompaktesise pra homogjenitetit kombetar qe ne demokraci dhe ne shoqerite diversive eshte jofunksional.
Po ashtu kosovaret duhet ta braktisin mitin e peshtire per konspiracionin greko-sllav qe e identifikojne me socialistet shqiptare e ne kete rast me Edi Ramen. Kosovaret kur eshte fjala te mbrojtja e nje kombi unik shqiptar bashkimi kombetar ti nxjerrin syte nese ua permend faktin se per nje bashkim klasik ende nuk ekziston vullnet politik dhe kushte te volitshme nderkombetare por ne anen tjeter nuk ngurrojne ti shajne socialistet shqiptare dhe lideret e tyre gjysma e kombit per komplot antishqiptar dhe argat greko-serbe. Absurd.
Ne Prishtine ashtu si ne Tirane secili qe merr guximin tua prishe idilin e qeverisjes perfekte klases aktuale politike ose tiranosaureve me lehtesi te padurueshme shpallet ose i cmendur ose tradhtar.
Secili qytetar normal e di se pushteti nuk merret me dhune dhe kete sigurisht e di edhe Rama por ceshtja eshte si te pajtohen ne kete rast dy te drejta e drejta e protestes dhe mosnenshtrimit si e drejte e ligjshme - themelore dhe e drejta e mbrojtjes se pushtetit qe e ka gerryer legjitimitetin
Si te pajtohen autokracia dhe vegjelia Ose a eshte legjitime rezistenca ndaj nje pushteti te padrejte Ky duhet te ishte debati si ne Tirane ashtu edhe ne Prishtine. Ndonese as ne teorite demokratike nuk ka nje instance supreme qe vendos per ate se a ekziston dhe kur e drejta per rezistence. Natyrisht se pergjegjesia e pushtetit gjithnje eshte me e madhe per tronditje shoqerore sesa ajo e opozites sepse pushteti i ka ne duar mekanizmat e dhunes.
Fjalimi i se dieles 23 janar 2011 i kryeministrit shqiptar ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Qeverise ministrat te strukur degjonin pa guxuar te flisnin ose te mos pajtoheshin larg qofte ishte frikesues per Shqiperine dhe per demokracine atje.
Ai shfaqej para publikut shqiptar si nje vella binjak i secilit lider autoritarist kur fliste per nje armik te jashtem qe se thyen dot Shqiperine nen cadren e NATO-s nje dhe nje armik te brendshem qe se thyen dot Sali Berishen. Kryeministri shqiptar i lejoi vetes te kercenohej personalisht ndaj oponentit te tij politik. Nese nje kryeminister aq ashper dhe direkt kercenon nje lider opozitar atehere kush mund ta mbroje nje qytetar te rendomte nga fuqia e pushtetit
E kercenimi i tij ndaj Rames pos qe ishte personal ai e vinte kryeministrin mbi ligjin. Po me ate fjalim Berisha suspendoi Prokurorine e shtetit Sherbimin Informativ Shqiptar SHISH por edhe opoziten duke e cilesuar ate bashibozuke bande trafikantesh me precedente inkriminues puciste etj. per tu bere vete zyrtar i inteligjences polic prokuror e gjyqtar.
Ketu pushon se funksionuari makina logjike e kryeministrit shqiptar Qysh mund te ndodhe qe ne nje vend demokratik anetar i NATO-s dhe i Schengenit te bardhe qe pret ti bashkohet bllokut te vendeve europiane te tolerohen aq shume bandite trafikante e kriminele te supozuar saqe sa ora mund ta rrezikojne shtetin Nese ka aq shume banda e bandite ne ate shtet pergjegjesia bie mbi lidershipin gjyqesorin dhe forcat e rendit te atij shteti jo mbi opoziten.
Nje rezon i tille qe te kujton epoken e mitingjeve e kundermitingjeve qe ishin uverture e lufterave te pergjakshme ballkanike nuk shperfaq asgje te mire ne horizontet e demokracise shqiptare.
Ne anen tjeter perderisa asnjeri su vra brenda oborrit te Kryeministrise pretendimi se Garda Kombetare mund te gjuaje ne mase me arme zjarri e te vrase njerez ne bulevard vetem se eshte gjendur ne nje paranoje shefi i madh atje lart ne zyre eshte absurd dhe e legjitimon dhunen shteterore.
Berisha nuk mundet tutje te rezistoje i vetem dhe i barrikaduar ne seline blu ai do te detyrohet nga aleatet e Shqiperise ne NATO dhe nga BE-ja per kompromis me opoziten qe i bie zgjedhje te pergjithshme ndoshta krahas atyre vendese me 8 maj
Ndryshe eshte legjitime frika e shqiptareve qe ua ngjeth mishin per nje vit fatal 97-en. Politika e izolimit dhe e barrikadave ska me shans ne Europe ku fatmiresisht banon kjo Shqiperi e trente.
Marre me shkurtime nga e perditshmja kosovare Koha E plote mund te lexohet online ne koha.net