E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 20 mld bono false i perfshire ministri shqiptar


Osservatorio Italiano e njohur si gazeta e inteligjences ekonomike ka botuar dje nje lajm qe mund te kthehet ne mega-skandalin e radhes per Shqiperine. Bono thesari false te Qeverise Amerikane gjithsej 40 obligacione me vlere 20 miliarde dollare jane kapur dje ne nje kontroll rutine ne nje postbllok rrugor ne Itali.

Pasi te ndaluarit jane marre ne pyetje nga nje grup hetimor qe merret prej kohesh me kete lloj krimi ka dale prej tyre nje deklarate tronditese. Nje minister shqiptar eshte i perfshire ne kete mega-skandal financiar ndersa bonot ishin destinuar per nje mashtrim te madh bankar.

Me poshte lajmi i plote botuar dje pasdite ne Osservatorio Italiano ne seksionin Lajme nga Ballkani me titullin Trovati in Italia collaterali per 20 miliardi di dollari coinvolto un Ministro albanese Kapen ne Itali kolaterale me vlere 20 miliarde dollare i implikuar nje minister shqiptar http//www.osservatorioitaliano.org/read.phpid=75278



FERMO - Ne nje zone sherbimi te autostrades A14 prane Pedasos Provinca e Fermos gjate nje blici te karabiniereve jane gjetur bono thesari false te leshuara nga Qeveria Amerikane me nje vlere prej 20 miliard dollaresh.
Bonot me adrese te rreme jane gjetur ne nje automobil gjate nje kontrolli rutine ne nje postbllok policor. Karabinieret kane kryer ndalimin e 6 personave dhe i kane izoluar ne komisariat per tu marre ne pyetje.



Jane sekuestruar bonot e perbera nga 40 obligacione te leshuara ne vitin 1930 secila me vlere 500 milione dollare. Kolateralet jane rezultat i nje teknike te shkelqyer dhe te detajuar falsifikimi- tha nje zedhenes i skuadres se hetuesve duke shtuar se bazuar ne nje rikonstruksion te pare te ngjarjes bonot vijne nga nje minister shqiptar qe i ka marre nga nje ndermjetes i Republikes Popullore te Kines. Mes 6 te ndaluarve jane dy qytetare te Fermos dhe nje person tjeter i implikuar i njohur si biznesmen ne Montegiorgio.

Bonot 20 miliarde dollareshe ishin destinuar per nje mashtrim te madh bankar. Rasti ne fjale duket se risjell ne drite ekzistencen e nje trafiku ilegal kolateralesh false me tipare dhe karakteristika te njohura tashme per ekspertet e fushes.



Nje hetim i thelluar i Etleboro ONG kishte sinjalizuar qe me pare ekzistencen e praktikave te tilla financiare te destinuara per krijimin e parave fiktive nepermjet bankave dhe instituteve te kredive.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›