E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjana: Situata nga reshjet është nën kontroll

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana tha të enjten në Kuvend se situata e krijuar nga reshjet e dendura është nën kontroll dhe se ajo po shkon drejt normalizimit. Ministri Gjana iu përgjigj në seancën e sotme plenare shqetësimit të opozitës së majtë lidhur me situatën e krijuar në vend pas reshjeve të shumta të shiut, të rëna dje dhe sot në të gjithë territorin e vendit. "Sipas informacionit të përcjellë në qeveria strukturat lokale në të gjithë vendin kanë qënë në krye të detyrës. Furnizimi me energji i hidrovoreve nuk është ndëprerë dhe funksionimi i tyre ka qënë me kapacitet të plotë , duke mos lejuar daljen nga shtrati të lumenjeve. Nëse nuk do të kishte qënë gadishmëria e strukturave përkatëse pasojat e reshjeve do të kishin qënë të rënda. Nuk duhet t'i ekzagjerojmë problemet, ndërkohë që intensiteti i reshjeve sot është ulur dhe situata po shkon drejt normalizimit", sqaroi në Kuvend, ministri Gjana duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetëve të opozitës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›