Hetimi i Bashes, debate ne Kuvend

Debate ne Kuvend per hetimin e ministrit Lulzim Basha nga Prokuroria e Pergjithshme.
Mes deputetit socialist Taulant Balla dhe atij demokrat Ferdinand Xhaferri ka patur replika dhe kunder replika lidhur me kete ceshtje.
"Hetimi ndaj Bashes eshte i paligjshem dhe gjykata e ka pezulluar hetimin", u shpreh Xhaferri, ndersa Balla kerkoi nga Partia Demokratike qe te mbeshtese Prokurorine per hetimin e ministrit Basha.
"Shumica te shkeputet nga ministrat e korruptuar. Ish-ministri i Transporteve sot minister i Jashtem ka vjedhur 230 milione euro",u shpreh Balla.
Nderkohe ministri Basha nuk u paraqit sot ne Prokurorine e Pergjithshme dhe u perfaqesua ne organin e akuzes nga avokati mbrojtes.