Separatistët fitojnë zgjedhjet në Belgjikë
Nacionalistët flamanë kanë fituar zgjedhjet e parakohshme në Belgjikë.
Pas numërimit të gati të gjitha votave, "Aleanca e re Flamane (N-VA)” ka fituar sipas rezultateve të Ministrisë së Brendshme 28 nga gjithsej 150 ulëset në parlament.
Kjo aleancë synon një Flandri autonome.
Kryetari NVA-së, Bart De Wever, ka shpallur tashmë fitoren e nacionalistëve në zgjedhje.
Koalicioni i mëhershëm qeveritar, i përbërë nga demokristianët dhe liberalët, ka pësuar një humbje të rëndë.
Në Valoninë frankofone në jug të vendit, socialistët kanë dalë partia më e fortë.
Formimi i qeverisë në Belgjikë pritet të jetë i vështirë.
Zgjedhjet e parakohshme u bënë të domosdoshme, pasi në prill qeveria e koalicionit u shpërbë për shkak të grindjes mes flamanëve që flasin holandishten dhe valonëve frankofonë.
Flandria përbën 60 për qind të territorit të Belgjikës më 10.5 milionë banorë dhe është një rajon më i fuqishëm ekonomikisht, krahasuar me Valoninë.
Kjo është e para herë që një parti, e cila përkrah shpërbërjen e Belgjikës, fiton më së shumti vota në zgjedhjet kombëtare.