Kirgizia para kolapsit
Më shumë se 100 vetë janë vrarë dhe dhjetra mijëra uzbek janë arratisur për në Uzbekistan, ndërsa pjesëtarët e pakicës uzbeke në Kirgizi kanë ofruar më më shumë hollësira për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga fqinjët e tyre kirgiz.
Disa prej tyre kanë akuzuar forcat e sigurisë, duke theksuar se nuk kishin ndërhyrë apo edhe ishin bashkuar kirgizëve në djegie, e madje edhe se kishin shtënë me armë, gjatë trazirave që kanë përfshirë Kirgizinë që nga e enjtja.
Njoftimet sugjerojnë se autoritetet nuk kishin qenë në gjendje të përballojnë situatën.
Luftimet u përhapën nga qyteti i Oshit në qytetin e Xhalalabadit.
Më shumë se 100 vetë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra uzbek janë larguar për në Uzbekistanin fqinjë.
Të rinj me maska kaluan të dielën paradite nëpër rrugët e qytetit të dytë nga madhësia të Kirgizisë dhe u vunë flakën pa dallim shtëpive.
Minoriteti uzbekas masakrohet me plotë kuptimin e fjalës, bën të ditur Andrea Berg nga organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.
Ajo ka mbetur e bllokuar në Osh.
Qeveria e përkohshme e Kirgizisë i ka dhënë kompetenca forcave të veta të sigurisë, për të qëlluar për vrasje, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar luftimet ndëretnike.
Mijëra uzbekë etnike po largohen nga qyteti i dytë më i madh i vendit, Osh, ndërsa luftimet kanë vazhduar mes kirgizëve dhe uzbekëve në trazirat më të ashpra, që nga përmbysja e presidentit Kurmanbek Bakiyev në prill të këtij viti.
Zëdhënësi i qeverisë së përkohshme te Kirgizisë, Farid Niyazov, tha se dekreti për të qëlluar për të vrarë ka ndikuar edhe në mobilizimin e pjesshëm të rezervistë të ushtrisë.
"Dekreti i parë është i plotë - me falni mobilizimi i pjesshëm - Dhe dekreti i dytë është titulluar: "Për lejimin e përdorimit të armëve luftarake për të qëlluar për vrasje. Në këtë rast të veçantë, pjesëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të partive politike dhe publike kanë kërkuar nga qeveria e përkohshme masa më të vendosura në mënyrë që të përballen me këtë situatë të vështirë ne pjesën jugore të vendit", tha Niyazov.
Presidenti Kurmanbek Bakiyev, i cili u rrëzua nga pushteti në prill dhe tani jeton në Bjellorusi, ka mohuar njoftimet se ai është i përfshirë në këto trazira, të cilat kanë ringjallur frikën e paqëndrueshmërisë politike në Kirgizi, ku si Rusia, ashtu SHBA-ja kanë baza ushtarake.
Deputeti i parlamentit të Rusisë, Sergei Markov, tha se Rusia dëshiron rivendosjen e menjëhershme të qetësisë dhe rendit.
Megjithatë, ai saktësoi se Rusia nuk dëshiron përfshirje ushtarake.
"Sigurisht që Rusia do të jetë shumë e kënaqur nëse mundet të ndihmojë në Kirgizi qeverinë aktuale, por Rusia nuk dëshiron të bëhet pjesë e një pushtimi ushtarak të drejtpërdrejtë, sepse ka frike nga një barrë e tillë politike dhe ushtarake”, tha Markov.
Kryeministrja e përkohshme e Kirgizisë, Rosa Otunbajeva bëri sërish përgjegjës për gjakderdhjen mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Bakijev.
Sipas saj, ata provokojnë qëllimisht tendosje etnike, për ta destabilizuar politikisht Kirgizinë.