Vendimi i GJND-së për Kosovën, më 22 korrik
Seanca do të mbahet në orën 15:00 në të cilën presidenti i Gjykatës, japonezi Hisashi Owada, do të lexojë publikisht vendimin. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se në këtë seancë do të ftohen përfaqësuesit e të gjitha shteteve që kanë marrë pjesë në procesin rreth ligjshmërisë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky mendim, siç dihet, është mendim këshillëdhënës dhe nuk e ka fuqinë e një vendimi ligjor.
Shumë shtete i kanë paraqitur argumentet e tyre me shkrim dhe disa edhe në dëgjimet gojore, pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës, por pritet që mendimi i Gjykatës të jetë në bazë të të gjitha argumenteve dhe për momentin nuk mund të paragjykohet . Megjithatë, shumë diplomatë presin që të jetë një mendim i paanshëm, i cili nuk do të thotë prerazi se a është ose jo shpallja e pavarësisë së Kosovës e ligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.
Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian paralajmëron se pas mendimit të Gjykatës, do të ketë disa takime rreth Kosovës dhe se BE-ja do të mbështesë një dialog të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por për momentin asgjë nuk thuhet zyrtarisht rreth kësaj.