E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i paranormales

Një psikologe dhe asistenti i saj hetojnë ngjarjet paranormale dhe nxjerrin në pah të vërtetën. Rasti i tyre më i fundit ka të bëjë me një njeri telepatik, i cili është rishfaqur pas shumë vitesh dhe askush nuk e di sekretin e tij. Red Lights në DigiGold nga fillimi i javës së ardhshme.

“Vij me erën dhe shkoj me erën”, janë këto disa nga vijat dramatike të këtij filmi që interpretohet nga aktori i njohur amerikan Robert De Niro , i cili ka një karakter të çeliktë në këtë film – por që ka pasur karaktere të këtilla edhe tek “Angel Heart” dhe “Analyze This” – ndërkaq kësaj radhe ai fiton më shumë përvojë nga karakteri i këtillë. Edhe kështu ai paraqet një pjesë të mirë të tij në filmin “Red Lights”, ku parashikimet e motit të De Niros paraqiten më tepër në fund të filmit sesa në fillim të tij.

Tregimi i filmit siç e thamë bazohet në një psikologe dhe në asistentin e saj të cilët hetojnë ngjarjet paranormale dhe nxjerrin në pah të vërtetën. Rasti i tyre më i fundit, ka të bëjë me një njeri telepatik, i cili është rishfaqur pas shumë vitesh dhe askush nuk e di sekretin e tij.

Por sa më shumë përpiqet asistenti që të zbulojnë të vërtetën, aq më shumë kuptohet se pas fuqive të tij, fshihet diçka e tmerrshme.

Ky është Simon Silver, një psikolog i verbër i veshur me stilin e Uri Gellerit për me aftësi të mëdha që e bëjnë De Niron si një aktorë në qendër të ceradës së filmit, të butë në kërkim falje por me mendje mbinatyrorë ku mund të hyjë në shumë vende.

Mirëpo tregimi thotë se Silver kidnapohet ndërkaq Rodrigo Cortes tregohet i mençur, duke bërë një skenar me shumë fjalë dhe me regji plot tension që ua tërheq vërejtjen përderisa gjërat bëhen shumë të paparashikueshme sidomos me rolet që i luajnë aktorët Sigourney Weaver dhe Cillian Murphy.

Pasi që luajnë çiftin e shkencëtarëve skeptik për të hulumtuar gjërat paranormale, të vetëkënaqur ata vazhdojnë punën përderisa rritja e fantazmave është gati të pushtoi gjithçka.

Me një fjalë ky është një film që koncentrohet më shumë në hulumtimet e sotme shkencore për aktivitet paranormale dhe kur në një film të këtillë luajnë aktorë të kalibrit si De Niro normalisht që pritet diçka e mrekullueshme nga ta.

“Red Lights” është një film që pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeç.

------

Red Lights

REGJIA: Rodrigo Cortés

SKENARI: Rodrigo Cortés

AKTORËT: Robert De Niro, Sigourney Weaver, Cillian Murphy, Toby Jones, Elizabeth Olsen, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›