Hetimi i zgjedhjeve PS ikën nga "Ligjet", PD 'Ok' draftit të Gumit
TIRANE-Mazhoranca ka miratuar e vetme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve një realicion plot me vërejtje ndaj draftit të PS që kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, 2009. Opozita u largua në fillim të mbledhjes pas debateve që pati me anëtarë të mazhorancës që kundërshtuar propozimet e PS për hetimin e zgjedhjeve.
Mbledhja, debatet
Fillimisht ka qënë deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj që u shpreh në mbledhje se projektvendimi i opozitës është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Sipas tij ky projektvendim është në bazë të qëndrimit politik të palëve ndërkohë që është shprehur se rrëzimi i tij do të rrezikonte zgjedhjet e ardhshme. “Nëse nuk miratohet dështon transparenca e zgjedhjeve dhe rrezikon manipulimi i zgjedhjeve të ardhshme”, tha Xhafaj.
Gjithashtu Xhafaj ka kërkuar shumicën vendimmarrëse në komisionin hetimor duke bërë të ditur edhe njëherë se Partia Socialiste nuk kërkon hetimin e fletëve të votimit, por të materialeve zgjedhore.
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Viktor Gumi ka deklaruar se projekvendimi i PS-së nuk jep fakte, por vetëm dyshime. Sipas tij në këtë projektvendim shkelet neni 77 pika 2 e Kushtetutës dhe se kjo kërkesë ka dy kuptimësi.
Deputeti Paloka theksoi se “kjo që kërkoni jut ë nderuar anëtarë të PS në këtë Komision është, antikushtetuese”.
Me qëndrimet e mazhorancës në Komision, Xhafaj tha se “nuk ka arsye për të qëndruar në Komisionin e Ligjeve për të diskutuar”, ndaj propozoi largimin e opozitës nga mbledhja.
Ndersa opozita braksiti mbledhjen, anetaret e mazhorances miratuan te vetem nje realicion te deputetit Viktor Gumi qe ne permbajt´je kishte verejtjet ndaj rezolutes se PS qe propozonte ngritjen e Komisionit Hetimor per te kryer transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit te vitit, 2009.
(d.b/BalkanWeb)