Hetimi i zgjedhjeve, në orët e fundit të negociatave

Negociatat kanë vijuar edhe gjatë ditës së diel, ndërkohë që po vazhdojnë edhe sot.
Gjer më tani nuk është gjetur një ndonjë kompromis nga palët, teksa sot pritet të zhvillohet edhe seanca e fundit parlamentare për këtë sesion parlamentar të vjeshtës.
Zakonisht seanca zhvillohet rreth orës 10:00 të paradites, por sot pritet të shtyhet për më vonë për t’i lënë edhe pak kohë negociatorëve për gjetjen e zgjidhjeje për hetimin e materialeve zgjedhore, çka do t’i jepte fund ngërçit politik në vend. Demokratët janë të përfaqësuar në negociata nga Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, ndërkohë që socialistët përfaqësohen nga Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri. /S.Ll/Start
2010-12-27 09:21
[