Manuali i PS Strategjia kunder manipulimit te listes dhe te votes
TIRAN - Brenda dates 25 janar te vitit te ardhshem listat e cdo Qendre Votimi do te kalojne nen analizen e Partise Socialiste. Selia roze ka tashme gati planin qe do te mbylle hapesirat per manipulimin e listes dhe te votes. Per kete arsye ne vijim te dokumenteve konfidenciale te shperndare nga zyra qendrore e Partise Socialiste permes nje formulari qe do te merret ne angazhim nga patronazhistet do te plotesohen te gjitha te dhenat qe kane te bejne me cdo votues. Ashtu sic thuhet edhe ne udhezimin perkates ky formular do te plotesohet nga patronazhisti dhe i dorezohet koordinatorit elektoral brenda dates 25 janar 2011. Ky proces qe ka per qellim verifikimin e listes dhe identifikimin e votuesve ka si objektiv dhe identifikimin e te majteve te pavendosur.
do patronazhist i cili do te kete ne mbikeqyrje nje zone te caktuar pas kontaktit qe do te krijoje me zgjedhesit do te marre informacionin e duhur per listat menyren se si voton pajisjen me karte identiteti dhe do te plotesoje me shume kujdes rubrikat e formularit. Ky formular qe i shperndahet te gjithe njohesve te zones perfshin te gjitha te dhenat e cdo votuesi duke filluar qe nga emri dhe duke perfunduar me rezultatin e verifikimit te listes. Plotesimi me pergjegjesi i ketij formulari eshte i rendesishem sepse mbyll cdo mundesi per manipulimin me listen dhe me voten thuhet ne shenimin e tabeles per verifikimin e listes dhe identifikimin e votuesve.
Krahas te dhenave fillestare sic jane emri atesia mbiemri datelindja numri ne listen e zgjedhesve kodi i baneses ne listen qe duhet te plotesohet nga patronazhistet jane te perfshira edhe kater kolona te tjera. Kolona e pare shtese eshte plotesimi i numrit te telefonit per cdo zgjedhes me te cilin patronazhisti merr kontakt numer celulari ose fiks. Nje tjeter kolone qe duhet plotesuar per cdo votues ka te beje dhe se per cilen parti voton cdo zgjedhes. Ne kete kolone patronazhistet do te shenojne inicialet e partise per te cilen voton zgjedhesi i kontaktuar PS LSI PSD PDS PBDNJ etj.. Ne rast se votuesi do te jete i pavendosur ose i lekundur do te shenohet me inicialet P.V. Ne kolonen e trete e titulluar karte identiteti pasi do te pyetet cdo zgjedhes nese eshte i pajisur me karte identiteti ose jo sipas rastit do te shenohet me po ose jo.
Kolona e fundit dhe me e rendesishmja ne kete formular ka te beje me rezultatin e verifikimit te listes se votes e cila ka te beje me verifikimin e listes paraprake te zgjedhesve ne te cilen patronazhisti shenon ate cfare konstaton. Ne rastet se nuk verehet ndonje parregullsi do te shenohet ne rregull ose ok. Ne rast te kundert do te shenohen parregullsite e verejtura. Per shembull larguar nga kjo QV Vdekur Emigrant etj. thuhet ne sqarimin mbi plotesimin e formularit. Me tej theksohet se ne rast se nuk konstatohet se nje pjesetar i nje familje nuk figuron ne listen e zgjedhesve ai/ajo shenohet ne nje flete me vete duke i marre identitetin e plote sipas kartes se identitetit dhe i paraqitet koordinatorit elektoral se bashku me kete formular sipas Qendres se Votimit ku ai/ajo duhet te votoje. Ne perfundim te sqarimit zyrtaret e larte socialiste apelojne per plotesimin e formularit me kujdes pasi kjo eshte nje strategji e tyre per te mos lejuar manipulimin e listes dhe votes.
Te dhenat qe duhet te zoterohen pas verifikimit te listave
Zgjedhesit e paidentifikuar te shtuar ne listen paraprake te Qendres se Votimit qe nuk jane te njohur per zonen e banimit.
Zgjedhesit me Kodin 999. Shtesat e mundshme ne kete kod. Identifikimi
Zgjedhesit e zones te munguar qe nuk gjenden me ne listen e asaj Qendre Votimi.
Zgjedhesit e deformuar ne rekordet perkatese emer atesi mbiemer ditelindje
Zgjedhesit e listes paraprake te Qendres se Votimit qe gjenden ne emigracion
Zgjedhesit e rinj a. Te ardhur - b. Votues per here te pare dhe 18-vjecar
Mbani afer njerezit nen presion nga Berisha
Ne zgjedhjet e ardhshme vendore Partia Socialiste do te synoje qe pergjate te gjithe kohes se fushates te mbeshtetet nga njerezit dhe bizneset qe kane problematika dhe presione te ndryshme nga qeveria. Per kete qellim do te jene te angazhuar drejtuesit socialiste ne rrethe qe te evidentojne dhe te krijojne nje baze te plote te dhenash rreth tyre. Permes nje materiali konfidencial qe u eshte shperndare krereve te rretheve ne mbledhjen e fundit te tyre jane te percaktuara detyrat kryesore te tyre sipas nje grafiku.
Kryetari i rrethit evidenton bizneset qe veprojne ne rrethin perkates duke krijuar nje baze te dhenash te plote rreth tyre sipas nje formulari model te leshuar nga qendra duke njohur problematikat qe ata kane presionet konkrete qe ushtrohen ndaj tyre mundesite e angazhimit te tyre politik dhe prirjet perkatese dhe mundesite e mbeshtetjes ndaj alternatives opozitare - thuhet ne manualin orientues per drejtues te PS-se ne rrethe. Nje vemendje e vecante do tu kushtohet bizneseve me numer te madh punonjesish dhe rrjete shperndarje ne zonat e rrethit. Ne cdo rreth do te caktohet nje person pergjegjes per konceptimin dhe realizimin e kesaj detyre i cili do te mbaje kontakte me komisionin perkates te Asamblese Kombetare Socialiste te rrethit.
I njejti objektiv do te kerkohet te arrihet edhe me evidentimin e komuniteteve dhe grupet e interesit qe veprojne ne rrethin perkates problemat qe kane presionet qe ushtrohen ndaj tyre shoqatat dhe organizmat perkatese perfaqesuese te tyre mundesia per influence pozitive dhe ne funksion te fushates zgjedhore mundesia e marreveshjeve te perbashketa etj. Per mbledhjet e ketyre detajeve dhe plotesimin e dosjes konkrete do te caktohet nje person pergjegjes per konceptimin dhe realizimin e kesaj detyre.
Te gjitha te dhenat qe do te mblidhen nga baza socialiste do te mblidhen ne nje dosja e mbeshtetesve influente. Per rrjedhoje kreret e PS-se ne rrethe udhezohen qe te ndihmojne per hartimin e listes se mbeshtetesve te Partise Socialiste kryesisht ne radhet e profesioneve influence ne territor si mesues mjek-infermier agronome-veteriner intelektuale te tjere tregtare-biznesmene etj. Kryetari i rrethit i bazuar edhe per sa me siper ndjek dhe koordinon veprimet per hartimin dhe realizimin e Librit te kontakteve te partise ne rreth dhe organizon punen per permbushjen e detyrimeve perkatese ne kete kuader si percjellja e mesazheve kontaktet telefonike nga drejtuesit ne qender kontaktet e veprimtari te fushes me deputete te qarkut perkates etj. - thuhet ne manualin orientues per drejtuesit e PS-se ne rrethe.
Nje udhezim i rendesishem per mirefunksionimin e fushates elektorale eshte dhe mbajtja e kontakteve te aferta me partite aleate dhe ato opozitare. Per kete qellim cdo kryetar rrethi eshte i ngarkuar qe te mbaje kontakte te drejtperdrejta dhe te aferta me keto parti politike. Krahas kesaj ai do te evidentoje perberjen e tyre influencat elektorale te subjektit dhe individeve te vecante bazuar edhe ne rezultatet e punes se patronazhisteve prirjet elektorale te tyre per zgjedhjet e pritshme shkallen e afersise me PS-ne interesat elektorale te shprehura per subjektin e tyre zgjedhor etj. Kryetari i rrethit do te ndihmoje gjithashtu ne mirefunksionimin e tyre vecanerisht ne zona ku kerkohet prezenca e tyre elektorale dhe per keto ceshtjet problematikat qe dalin dhe percaktimin e qendrimeve perkatese do te informohet ne vazhdimesi ngas Partia Socialiste.
Packa se cdo dite opozita eshte ne lufte me Partine Demokratike per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 socialistet kane nisur pergatitjet per zgjedhjet lokale te majit 2011. Nen moton Nje socialist nje detyre nje rezultat konkret PS ka shperndare nje udhezim special per cdo dege ku percaktohen detyrat konkrete. Nje nder synimet kryesore eshte identifikimi i votuesve te LSI-se dhe te pakenaqurve te PD-se.
Ne materialin konfidencial tregohet se prioriteti kryesor eshte verifikimi i listave te zgjedhesve. do shtab elektoral sipas Zonave te Administrimit Zgjedhor do te beje verifikimin elektronik te zgjedhesve perkates.
Sipas nje grafiku te percaktuar me data konkrete cdo hap qe do te hidhet nga shtabet elektorale do te raportohet ne seline roze. Mbikeqyrja e procesit te verifikimit te listave zgjedhore do te behet permes kontrollit nga njesia teknike dhe verifikimi dere me dere me sistemin e patronazhit. Drejtuesi me i larte i ZAZ-se do te jete deputeti i zones. Ai do te informoje ne menyre periodike cdo dy jave kryetarin e Partise Socialiste per ZAZ-ne qe mbulon lidhur me organizimin elektoral dhe kryesisht gjate kesaj periudhe per ecurine e procesit te verifikimit te listave paraprake funksionimin e procesit te patronazhit identifikimin e votuesve gjendjen e pajisjes se zgjedhesve me karte identiteti etj.
Paralelisht me verifikimin e listave do te zhvillohet dhe procesi i identifikimit te mbeshtetesve. Ky proces do te kete prioritet vecanerisht territoret ne Qendrat e Votimit. do grup do te krijoje nje dosje ku te perfshihet lista e votuesve potenciale te majte te sigurtet apo te lekundur bazuar edhe mbi rezultatin e viteve 2007-2009. Gjithashtu duhet te hartohet lista e zgjedhesve indiferente te lekundurit e te pavendosurit te detajuar per cdo Qender Votimi. Dosjes do ti shtohet dhe lista e zgjedhesve emigrante te ndare sipas cdo Qendre Votimi.
Per te bere te gjitha keto verifikime do te angazhohen te ashtuquajturit nderlidhesit e organizimit elektoral qe kane per te detyre verifikimin e listave evidentimin dhe mbeshtetjen e votuesve te majte organizimin e punes dere me dere me zgjedhesit e vecanerisht ata te lekundur mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave dhe shume detyra te tjera.
Perpara afrimit te periudhes se fushates zgjedhore cdo Qender Votimi do te beje paraprakisht analizen e listes paraprake te zgjedhesve per te evidentuar ndryshimet konkrete qe ka pesuar lista paraprake e zgjedhesve te Qendrave te Votimit me listen e zgjedhjeve te kaluara dhe deri tani. Me pas do te identifikohen zgjedhesit qe sipas njohjes se tyre nuk votuan per shkak se ishin ne emigracion. Pike kryesore e ketij verifikimi do te jete dhe bindja qe do te kene njerezit. Sipas njohjeve qe do te kene nderlidhesit e organizimit elektoral do te kete nje ndarje sipas votuesve qe kane votuar per Partine Socialiste votuesit qe kane votuar Levizjen Socialiste per Integrim dhe votuesit qe kane votuar Partine Demokratike dhe parti te tjera te djathta.
Listat e zgjedhesve nen lupen e socialisteve
Nje detyre e rendesishme ne organizimin e Partise Socialiste per zgjedhjet e ardhshme vendore do te jete dhe ajo e patronazhistit. Ky person do te siguroje informacionin per secilin zgjedhes si menyren e votimit vendndodhjen aktuale adresen telefonin pike kontakt etj. Keto te dhena do te shenohen ne nje formular te posacem ne krah te emrit te secilit zgjedhes. Si rregull i percaktuar nga sektori i organizimit ne Partine Socialiste cdo patronazhist duhet te marre kontakt te drejtperdrejte me kryefamiljarin ose ne mungese e pamundesi me te me nje pjesetar madhor te familjes duke e ballafaquar me listen e perfituar nga Gjendja Civile dhe kryetari i njesise vendore.
Patronazhisti duhet te vereje me vemendje nese perputhen te dhenat rekordet e te secilit zgjedhes ne listen paraprake me ato qe zgjedhesi ka ne dokumentin e identifikimit karte identiteti ose pasaporte biometrike. Patronazhisti duhet te shenoje me hollesi e saktesi gjithcka qe rezulton nga ky ballafaqim - thuhet ne materialin udhezues mbi organizimin e zgjedhjeve. Gjithashtu ai duhet qe te interesohet dhe te mbaje shenim nese zgjedhesi qe ka ne patronazh eshte i pajisur ose jo me dokumentin e identifikimit me te cilin mund te votoje sipas Kodit Zgjedhor. Ne materialin konfidencial te shperndare per kreret e rretheve ngarkohen nje sere detyrash te tjera mbi patronazhistin. Ai duhet te evidentoje zgjedhesit qe nuk jane perfshire ne listen paraprake te zgjedhesve duke bere kontroll e ballafaqim te kujdesshem te listes se Qendrave te Votimit me familjaret dhe personat qe jetojne ne territorin perkates te mbuluar prej tij zgjedhesit qe jane ne liste por qe jane transferuar nga nje QV ne nje QV tjeter te njesise vendore ose jashte saj zgjedhes qe nuk jetojne me dhe qe jane ende te perfshire ne listat e zgjedhesve zgjedhesit e rinj ne listen paraprake te QV qe konsiderohen si banore te ardhur rishtazi ne ate zone zgjedhesit qe votojne per here te pare perfshire edhe ata qe mbushin moshen 18 vjec jane detyruat e percaktuara per keto individe.
Socialistet ne kerkim te njerezve me influence
Ne funksion te identifikimit te mbeshtetesve te Partise Socialiste ka nisur gjuetia e personave me influence sipas Qendrave te Votimit. Ne funksion te kesaj detyre do te hartohen listat e kryepleqve te vendosur nga drejtuesit lokal te Partise Socialiste qe ekzistojne dhe te meparshem. Kryepleqte per shkak te detyres njohin shume banore te zones dhe konsiderohen nje burim i vlefshem informacioni. Ne sherbim te krijimit te nje liste sa me te plote strukturat e organizimit ne te gjithe vendin do te hartojne gjithashtu dhe listat me mesues mjeke te familjes poliklinikave te lagjeve qe jane anetare/votues/mbeshtetes te Partise Socialiste por edhe njerez influente per shkak te kontakteve dhe te njohjeve qe kane me banoret e territoreve ku punojne. Procesi i identifikimit te mbeshtetesve duhet te kete prioritet vecanerisht Qendrat e Votimit ku kane evidentuar a. Organizata me anetaresi te moshuar b organizata me shperndarje johomogjene anetaresh te gjithe anetaret banojne ne nje territor te ngushte te zones duke mbetur e zbuluar pjesa tjeter c. organizata me numer te vogel anetaresh d. organizata jo shume aktive - thuhet ne manualin orientues per strukturimin funksionet dhe detyrat konkrete te te gjitha njesive vendore.
Evidentimi i menyres se si do te votojne zgjedhesit
Patronazhistet duhet te sigurojne informacion sa me te natyrshem te sigurt e te sakte se per cilen force politike voton zgjedhesi. Per kete duhet te kontaktoje posacerisht me zgjedhesin duke komunikuar me takt pa e detyruar apo e frikesuar ate.
A i duhet qe patjeter te shenoje te vendosurit dhe subjektin qe voton te lekundurit abstenuesit.
Patronazhisti duhet te shenoje per sa mundet edhe motivimin e zgjedhesit nese voton PS ose nje force tjeter si dhe verejtje e kontestime kerkesa apo interesa te tij.
Patronazhisti duhet te synoje te siguroje edhe informacion se cili person mund te kete influence ndaj zgjedhesve qe rezultojne te pavendosur pse jo edhe per zgjedhes qe konfirmojne se votojne nje force tjeter politike.
Patronazhisti duhet te siguroje numer telefoni ose pike kontakti mundesisht te secilit zgjedhes zgjedhesit votues per PS ata qe votojne per partite e opozites dhe te lekundurit.