E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor, Kuvendi mblidhet sot pasdite

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë jashtë radhës në orën 17:00 të pasdites ku pritet të diskutohet ngritja e komisionit hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit.
 

Ndërkohë pritet që paraditen e sotme të zhvillohen edhe negociatat në nivel ekspertësh mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisionit hetimor.  Për Partinë Demokratike si negociator janë ngarkuar Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, dhe PS-ja ka zgjedhur Fatmir Xhafën dhe Damian Gjiknurin.
 

Në seancën e fundit parlamentare palët nuk ndryshuan nga pozicionet e tyre. Kryemininistri Berisha u tregua i gatshëm të lëshojë gjithçka përveç hetimit sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor.

Ndërsa socialistët kërkojnë një marrëveshje me demokratët për marrjen e materialeve zgjedhore direkt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo nga Arkivi i Shtetit. Kjo është pika që ka lënë deri sot palët pa një zgjidhje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›