Kunati i Bregut padit Xhaçkën e Felajn

Kunati i Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu ka ngritur penale në gjykatë ndaj deputeteve socialiste Olta Xhaçka dhe Ermonela Felaj. Shtetasi Hektor Ajazi ka depozituar padinë në Gjykatën e Tiranës.
Pas daljes nga gjykata, Ajazi deklaroi se nuk do lejonte që të përbaltej emri i tij dhe familjes. "është hedhur shumë baltë mbi emrin, familjen dhe biznesin tim. Këto zonjusha duhet të provojnë deklaratat e tyre", tha Ajazi.
Ndërsa Olsi Vasiu, avokati i zotit Ajazi tha se deputetet duhet të provojnë në gjykatë akuzat ndaj klientit të tij. Ai theksoi se padia ndaj deputeteve është ngritur për shpërblim dëmi.
Prej ditësh Ajazi ka qenë në qendër të akuzave të PS-së.
Sipas socialistëve shtetasi Hektor Ajazi ka themeluar një kompani vetëm për të marrë koncesionin për ndërtimin e hidrocentraleve, pa pasur asnjë lidhje me këtë sektor, duke shfrytëzuar faktin se është kunati i ministres.