E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi parlamentar zbulon shpërdorimin horror të Edi Ramës me Alban Eftimin

Në komisionin hetimor zbardhet skema si Edvini dha brenda një dite 30 leje ndërtimi, pa transparencë, ku 19 prej tyre i takonin anëtarit të KRT-së dhe ortakut të tij, Alban Eftimit. Dëshmitari i djeshëm, Sokol Leka tregon skemën, si u krye vjedhja, përmes shmangies së Këshillit Teknik të KRT-së së kryeqytetit

TIRANE - Alban Eftimi, ish-shefi i urbanistikës në bashkinë e Tiranës dhe personi i akuzuar si përfituesi kryesore i lejeve të Ramës, është zhdukur dhe nuk është paraqitur dje për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar Hetimor, të ngritur për zbardhjen e lejeve të ndërtimit, të dhëna nga bashkia e Tiranës. Pavarësisht tentativave për ta pasur në komisionin hetimor, sipas Ferdinand Xhaferrit , provat për shkeljet e Eftimit kanë bërë që ky i fundit të zhduket.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve publike, Transporti dhe telekomunikacionit shpjegoi dje me cilësinë e dëshmitarit para Komisionin Parlamentar hetimor se kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama, ka ndjekur një praktikë të re në dhënien e këtyre lejeve, duke anashkaluar kështu Këshillin teknik, i cili është autoriteti përkatës që vendos mbi dhënien e këtyre lejeve.

Zhdukja e sekserit Alban Eftimi
Ish-shefi i urbanistikës, sot anëtar i KRT-së Tiranë, Alban Eftimi ka qenë personi më i lakuar në mbledhjen e djeshme të Komisionin Parlamentar hetimor, ndaj kryetarit të bashkisë Edi Rama. Në mbledhjen e këtij komisioni, ku opozita nuk merr pjesë, kryetari i tij, Ferdinand Xhaferri publikoi për mediat pasqyrën e vendimeve të miratuara nga KRT në mbledhjen e 17 prillit, ku nga 30 leje ndërtimi, 19 i kanë kaluar studios ATELIER 4, të Alban Eftimit, ish-kryetar i urbanistikës në bashkinë Tiranë dhe aktualisht përfaqësues i kryebashkiakut në këtë Këshill.
Tabela sipas Xhaferrit tregon qartë abuzimet  që janë bërë, të cilat “fillojnë nga fëmijët e çerdheve dhe mbarojnë te të gjitha kategoritë e moshave, ku nga 30 leje ndërtimi 19 ia ka dhënë Alban Eftimit”. Kryetari i Komisionit Hetimor “Rama 2” tha se vetëm duke i hedhur një sy tabelës “Gjithçka flet vetë, dhe ky është një rast i paparë ku shpërfaqen të gjitha mënyrat e korrupsionit”.
Ferdinand Xhaferri tha se gjatë mbledhjes së ardhshme do të bëhen publike për median të gjitha mënyrat se si vidhen paratë e qytetarëve të Tiranës.
“Duket  sikur kemi qenë të padrejtë me Fatos Nanon se vite më parë abuzoi me disa prokurime të drejtpërdrejta kur shikon këto. Kjo është e paparë! Këtë nuk e gjen që nga Kuba deri në Afrikë. Ka 8 vjet që akuzohet se abuzon me lejet e ndërtimit, tani u kthye nga hajdut në krokodil. Janë në panik të plotë. Alban Eftimi është në kërkim. E kemi kërkuar dje gjithandej. Nuk dihet ku është fshehur. Po kudo ku të fshihet në kurriz i ka këto bashkë me Edi Ramën” u shpreh Xhaferri duke treguar tabelën ku ishin pasqyruar vendimet e mbledhjes së fundit të KRT-së së Tiranës.

Akuzat e përfaqësuesit të MPPTT-së
I pranishëm gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit ishte dhe anëtari i KRT-së në bashkinë e Tiranës, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i MPPTT-së, Sokol Leka, i cili   informoi komisionin hetimor parlamentar për praktikat e ndjekura nga bashkia e kryeqytetit në dhënien e lejeve të ndërtimit. 
Leka shpjegoi se kreu i bashkisë Edi Rama ka ndjekur një praktikë të re në dhënien e këtyre lejeve, duke anashkaluar kështu Këshillin teknik, i cili është autoriteti përkatës që vendos mbi dhënien e këtyre lejeve. “KRT nuk është organi që realisht jep lejet e ndërtimit, pasi më parë ato do të kalojnë në Këshillin teknik të bashkisë së Tiranës, i cili përbëhet nga punonjës të saj dhe është në tërësi në varësi të këtij institucioni. Çdo lloj dokumenti që vjen në KRT paraprakisht seleksionohet në Këshillin teknik dhe KRT merr në shqyrtim vetëm ato çështje që i sillen për shqyrtim. Ajo nuk mund të shqyrtojë çështje që janë në Këshillin teknik”, sqaroi Leka.
Sipas tij “KRT-ja funksionon në bazë të besueshmërisë së Këshillit teknik, i cili ka për detyrë të verifikojë të gjithë dokumentacionin e kërkesave për leje ndërtimi. Kur materialet vijnë në mbledhjen e KRT-së përgjegjësi për to mban Këshilli teknik”.
Dy javë më parë, Parlamenti ngriti komisionin hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama, komision i cili është bojkotuar që me krijimin e tij nga vetë kryebashkiaku dhe pala opozitare.
Lidhur me afatet e punës së këtij komisioni, Ferdinand Xhaferri sqaroi se, “sipas Kushtetutës parlamenti ka të drejtë t’i vazhdojë punimet deri më 29 maj bazuar në kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, duke lënë kështu të hapur mundësinë e zhvillimit edhe të një séance tjetër nga Kuvendi.

Vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit Tiranë - 12 prill 2009

1. Rikonstruksion i çerdhes nr. 24
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
2. Rikonstruksion i objektit ekzistues 1 kat si dhe shtesë anësore 1 kat të çerdhes “Kodër Kamëz”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
3. Objekt i i ri 2 kat çerdhja te Bregu i Lumit
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi

4. Objekt i ri 2 kat çerdhja nr. 52
Rruga “Ali Visha”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
5. Rikonstruksion i objektit ekzistues 2 kat çerdhja nr. 19
Rruga “Aleksandër Moisiu”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
6. Objekt i ri 2 kat çerdhja nr. 42
Rruga “Aleksandër Moisiu”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
7. Kërkesë për prishje të objektit ekzistues 1 kat leje ndërtimi për objekt të ri 2 kat kopshti  nr. 22
Rruga: “Kongresi i Manastirit”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
8. Rikonstruksion i objektit ekzistues 2 kat shtesë anësore 2 kat kopshti nr. 43
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
9. Rikonstruksion i objektit ekzistues 2 kat shtesë anësore 2 kat kopshti nr. 31
Rruga “Pjetër Bogdani”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
10. Objekt i ri, dykatësh me destinacion “kopsht i integruar” (kopsht e çerdhe), kërkuar nga drejtoria e Kujdesit Social
Adresa: Ish-fusha e Aviacionit
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
11. Leje ndërtimi për shtesë anësore kopsht i integruar (kopsht e çerdhe) kërkuar nga drejtoria e Kujdesit Social
Rruga “Ali Demi”,  zona e ish-Fondermekut, Shkozë
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
12. Rikonstruksion i objektit ekzistues dhe shtesë kati 1 kat  shkolla 9-vjeçare “Servet Maçi”
Rruga e “Dibrës”
Projektuesi: “D. C. Partners”, Vera Kavaja
13. Rikonstruksion i godinës së vjetër, shkolla e kuqe
Rruga “Qemal Stafa”
Projektuesi: “D. C. Partners”, Vera Kavaja
14. Rikonstruksion i objektit ekzistues dhe ndërtim i ri një kat (palestra e shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”
Adresa: Bregu i Lumit
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
15. Leje ndërtimi për shtesë anësore të palestrës së shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët”
Rruga “4 Dëshmorët”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
16. Rikonstruksion i objektit ekzistues 3 kat dhe shtesë anësore e shkollës 9-vjeçare  “Kushtrimi i Lirisë”
Rruga “Ali Demi”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
17. Kërkesë për miratim të projekt-zbatimit për rikonstruksion dhe sistemim asfaltim të rrugës “Arben Lami”, kërkuar nga njësia bashkiake nr. 1
Rruga “Arben Lami”
Projektuesi: “Ar-Aal” sh. p. k.
18. Kërkesë për miratim të projekt-zbatimit për sistemim asfaltim të rrugës “Shaban Bardhoshi”, kërkuar nga njësia bashkiake nr. 6
Rruga “Shaban Bardhoshi”
Projektuesi: “Erald-g” sh. p. k.
19. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 7 kat dhe 1, 2 kat parkim nëntokë në pronë të I. Selba, G. Vasha
Rruga “Idriz Dollaku”
Projektuesi: Elmaz Qallimi
20. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 1, 5, 7, 9 kat me një kat parkim nëntokë në pronë të Zhani Pilika, Pavlla Pilika, Meri Papastefani
Rruga “Til Ndini”
Projektuesi: Dhimitraq Tomço
21. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kat me 1 kat parkim nëntokë në pronë të familjes Lumturi Aga.
Rruga “Kongresi i Lushnjës”
Projektuesi: Andrea Verdho
22. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5, 6, 7 dhe 8 kat me 2 kat parkimi nëntokë në pronë të familjes Caslli, Hyseni
Rruga “Jordan Misja”
Projektuesi: Arben Golemi
23. Kërkesë për rikonfirmim sheshi për objekt 2 kat dhe leje ndërtimi për objekt 2 kat, mur rrethues, tendë për parkim, dhe rekonstruksion i godinës ekzistuese, me destinacion, konsullatë e ambasadës së Zvicrës në Tiranë, në pronë të Konfederatës Zvicerane.
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
24. Kërkesë për ndryshim të planimetrisë së sheshit të miratuar dhe leje ndërtimi për objekt 2, 5-9, 7-9 kat me 2 kat parkim nëntokë në pronë të “Mane Toçi” sh. p. k., Alush Shima, Leonard Barçi
Rruga “Dervish Hima”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
25. Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2, 4, dhe 5, kat me 2 kat parkimi nëntokë, në pronë të Fatmir Frashëri, Tanush Frashëri
Rruga “Themistokli Gërmenji”
Projektuesi: Enkeleda Tota
26. Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6, 7 dhe 8 kat, me 1 kat parkim nëntokë, në pronë të Kastriot Lubonja, Mediha Gërcaliu, Ramije Gërcaliu, Ariana Gërcaliu, Alma Gërcaliu, Ilirian Xhepa, Luljeta Bodinaku (Xhepa), Makbule Aliaj (Xhepa), Gjon Stojani, Hasan Yrsheku, Agron Sejdini, Lirije Xhepa, Agim Xhepa, Naime Xhepa, Arben Xhepa, Astrit Xhepa.
Rruga “Haxhi Dalliu”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
27. Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat me 2 kat parkim nëntokë në pronë të familjes Dragoni dhe Canco
Rruga “Dervish Hekali”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
28. Kërkesë për shesh dhe leje ndërtimi për 2 objekte: objekti “a: kat me 1 kat parkim nëntokë dhe objekti “b” 5 dhe 7 kat me 1 kat parkim nëntokë në pronë të familjes Bulku, Vogli, Babja, L. Bregu.
Rruga “Haxhi Hysen Dalliu”
Projektuesi: Redman Toska, Jeta Skënderaga
29. Kërkesë për shesh dhe leje ndërtimi për objekt bankë “RFZ” me lartësi 62 m dhe 70.1 m me 3 kat parkimi nëntokë në pronë të “RFZ Building” sh. p. k.
Rruga “Dervish Hima”
Projektuesi: Laguarda Low dhe “Atelier 4”, Alban Eftimi
30. Kërkesë për rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për objekt 2, 4, 6, 7, dhe 9 kat, me 2 kat parkim nëntokë, (zbardhja e lejes së ndërtimit të bëhet me dy faza) në pronë të Ardian Taka, Perkli Karavela, Rokë Kora dhe Flamur Taka
Rruga e “Kavajës”
Projektuesi: “Mecanoo”, Pranvera Softa

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›