E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi për Spahiun, Alibeaj: Më 13 shkurt miratojmë raportin

Mblidhet sërish komisioni Hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
 

Në fjalën e tij, Kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj ka theksuar se janë marrë përgjigjet për fakte dhe rrethana nga institucionet por edhe nga mediat, përfshi edhe RTV "Ora News".
 

Ai ka theksuar se komisioni ka kërkuar informacion edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ende nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. “S`e dimë nëse është karshillëk apo neglizhencë e Spahiut për të mos dhënë informacion” ka theksuar Alibeaj.
 

Ndërkohë komisioni Hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka caktuar 13 shkurtin si datën kur do të miratohet edhe raporti i komisionit hetimor.
 

Nënkryetari I KLD-së Kreshnik Spahiu po hetohet për devijim nga funksioni kushtetues duke u angazhuar në politik si dhe abuzim me detyrën me largime afatgjata.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›