Ndëshkimi i shpifjes, debate PD-PS në komisionin e ligjeve

Ndëshkimi i shpifjes përplas mazhorancën dhe opozitën në komisionin e ligjeve. Ndërsa qeveria solli në komisionin propozimin për kalimin e akuzës së shpifjes nga kodi penal te ai civil, opozita është shprehur se është pro depenalizimit të shpifjes por të mbetet tek kodi penal duke parashikuar vetëm gjobë dhe jo burgim për këto akuza.
Në kohën kur do niste diskutimi në komision për propozimet e sjella për kodin civil deputeti i PS Saimir Tahiri u largua duke njoftuar se do të paraqiste në Gjykatën e Tiranës pasi është ngritur ndaj tij një akuzë për shpifje.
Ndërkaq ditën e hënë komisioni pritet të shqyrtojë të dy kodet atë civil dhe penal. Të pranishëm në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ishin edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, dhe kreu i Institutit të Medias Remzi Lani, të cilët kanë mbështetur ndryshimet.