Hetimi për inceneratorët, ministri Mete paraqitet në SPAK

Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të mërkurë (6 mars). Bëhet me dije se Mete është pyetur lidhur me hetimet për inceneratorët, por nuk bëhen me dije më shumë detaje. Pas daljes nga SPAK, ministri nuk ka pranuar të flasë për gazetarët.
Kujtojmë se Mete ka qenë zv.ministër i Ekonomisë në Ministrinë e Ekonomisë kur ky institucion drejtohej nga Arben Ahmetaj.
/rtsh.al/