E Martë, 3 Nëntor 2026

“Gërdeci“, seanca më 12 maj, lidhje nga SHBA nëpërmjet një video-konference

Në seancën e radhës në çështjen “Gërdeci”, gjykata njoftoi mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë të dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kërkohej marrja në pyetje e 5 shtetasve amerikanë që kanë dijeni mbi procesin e dempontimit të armëve si dhe ekspertizës mbi ngjarjen tragjike.

Autoritetet e SHBA kërkojnë fillimisht nga SPAK që të vejë në dijeni se në çfarë statusi penal janë shtetasit amerikanë dhe se për çfarë i shërben procesit dëshmia e tyre.

E ndërsa Prokurorëve do tu duhet të kthejnë përgjigje mësohet se edhe sipas letër porosisë, dëshmia e 3 ekspertëve amerikanë dhe dy përfaqësuesve të kompanisë së demontimit do të realizohet nëpërmjet një video- konferencë, më datën 12 maj.

Letërporosia u komentua nga i pandehuri në dosjen gërdeci, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në këtë seancë dëshmoi edhe ish-shefi I sektorit të Drejtësisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, Rezart Tërshana.

Në cilësinë e anëtarit të komisionit të vlerësimit të çmimeve, Tërshana theksoi se në tryezën e diskutimeve kishin edhe raportet e mëparshëm për shitjen e municionit, ofertën e SAK dhe kursin e këmbimit të dollarit. Ai theksoi se mbi bazën e këtyre të dhënave caktohej dhe çmimi.

Gjatë dëshmisë ai theksoi se baruti nuk futej në kosto, sepse duhej të asgjësohej. Gjithashtu u shpreh se nuk e dinte se çfarë ndodhi në Gërdec dhe pse nuk u asgjësua baruti.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›