E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi per pronat e Komunitetit Mysliman ne Shkoder

SHKODR - Pas hetimeve te nisura nga prokuroria e Tiranes ceshtja e korrupsionit me pronat ne myftinine e Shkodres i ka kaluar per shqyrtim prokurorise se ketij rrethi. Kjo pohohet nga burime prane organit te akuzes se rrethit gjyqesor Shkoder. eshtja e korrupsionit me pronat u be publike ne muajin mars ne Shkoder pas akuzave te leshuara nga myftiu i asaj kohe Ndricim Sulejmani i cili publikoi disa prej te dhenave dhe aferave korruptive qe sipas tij ishin iniciuar nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Keto ai i pohoi pas shkarkimit te tij nga detyra duke deklaruar se kontradiktat jane krijuar pas abuzimeve qe jane bere me pronat ne territorin e Shkodres e me konkretisht me cmimet e vleresimit te truallit te vakefit. Sipas ish-myftiut Sulejmani kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar u ka dhene me cmim me te lire pronat e vakefit firmave te ndryshme ndertuese duke shkaktuar keshtu nje dem qe perllogaritet te jete disa mijera euro. Asaj kohe thuhej se ekzistojne fakte dhe prova per keto abuzime dhe dihet nga te gjithe per cilat prona behet fjale. Vitet e fundit perplasjet mes drejtuesve te ndryshem te Myftinise se Shkodres dhe Komunitetit Mysliman kane qene te shpeshta dhe shkak kane qene pronat e vakefit qe ne Shkoder nuk jane te pakta dhe ndodhen ne zonat kryesore te qytetit. Nderkohe persa i takon hetimeve te prokurorise ne Shkoder mesohet se jane thirrur per te deshmuar disa prej titullareve qe kane dijeni per ekzistencen e dokumenteve shkresore qe mund te provojne perfshirjet ne korrupsionin e pronave ne myftinine e Shkodres.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›