E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryshfeti arrestohet inspektori i punes

KOR- 500 mije leke ryshfet cojne ne burg nje inspektor te Inspektoratit te Punes ne Korce. Zyrtari nuk e kishte menduar se mitmarrja qe ka kryer ndaj nje biznesmeni do ta conte ate ne pranga madje eshte befasuar gjate te dieles kur ka pare policine ta ndalonte per te mesuar gjithcka vetem kur eshte marre ne pyetje. Pas ndalimit te dy punonjesve te policise dy dite me pare ne Pogradec nje inspektor i Inspektoratit Shteteror te Punes ka pasur te njejtin fat. Policia e shtetit me ane te operacionit te koduar Inspektori ka mundur te coje ne qeli inspektorin qe ka kerkuar nje shume prej 500 mije lekesh nje pronari mobilerie ne qytetin juglindor te vendit.
Arrestimi i shtetasit Admir Burimi 35 vjec banor i fshatit Mollaj ne rrethin e Korces eshte kryer rreth ores 1900 te te dieles. Burimi me detyre inspektor prane Inspektoratit Shteteror te Punes ne Korce ka shkuar per kontroll disa dite me pare ne mobilerine ne pronesi te shtetasit me inicialet B.L. per te verifikuar nese punonjesit e saj figuronin te regjistruar. Pas kontrollit inspektori ka konstatuar se disa prej punonjesve punonin ne te zeze dhe nuk ishin deklaruar ne shtet si te siguruar. Nga ky moment Burimi ka menduar te perfitoje. Ai i ka kerkuar shumen prej 500 mije lekesh per te mos akorduar nje gjobe qe shkonte disa milione leke por dhe te sanksioneve te tjera me te cilat mund te perballej biznesmeni nga organet e tatim-taksave ne rast se regjistrohej shmangia e sigurimeve shoqerore te punonjesve. Duke u gjendur ne nje situate te veshtire ai mesohet te kete vendosur te denoncoje aktin ne polici. Pas njoftimit te kesaj te fundit ka vendosur te paguaje inspektorin me shumen qe ai ka kerkuar duke mos e vene ate ne diskutim.
Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Policise ne Korce mesohet se i arrestuari akuzohet per vepren penale te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike si dhe ate te shperdorimit te detyres. Nderkaq ka nisur verifikimi i aktivitetit te tij ne disa kompani private ku ai ka ushtruar kontrolle me atributin e inspektorit te punes per te mesuar nese ka pasur raste te tjera mitmarrjeje ose jo.
Duke iu referuar te njejtave burime zyrtare mesohet se nje sinjal i ngjashem per kete shtetas ka pasur dhe disa kohe me pare ne polici informacion qe eshte marre ne konsiderate nga uniformat blu te cilet kane ndalur zyrtarin. Biznesmeni emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia per arsye hetimi pas deshmise qe ka dhene ne polici eshte kthyer ne nje bashkepunetor me kete te fundit per te futur mandej ne kurth zyrtarin qe ka kerkuar ryshfet ne kembim te gjobes qe do ti vendoste biznesmenit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›