E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për zgjedhjet, PD pritet të rrëzojë propozimin

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet komisioni parlamentar i Ligjeve ku do të shqyrtojë kërkesën e socialistëve.

Sipas burimeve, relacioni i Partisë Demokratike parasheh që opozita të bëjë të tjera ndryshime. Megjithatë, në parim propozimi pritet të miratohet.

Sipas të përditshmes “Panorama”, PD-ja nuk do të pranojë asnjë nga dy variantet e propozuara për përbërjen e komisionit hetimor. PS propozoi që komisioni të ketë në shumicën nga maxhoranca, por kryetari i komisionit i drejtuar nga opozita të ketë të drejtën e tri votave, ndërkohë që propozimi i dytë është që të dyja palët të kenë përbërje të njëjtë 7 plus 7, ndërkohë që kryetari të ketë të drejtën e dy votave.

“Projekvendimi ka defekte tp rënda në përcaktimin kushtetues të zbatimit të ligjit të posaçëm për përbërjen e tij, përcaktimi kushtetues të respektimit dhe moscenimit të veprimtarisë së tij me veprimtarinë e organet e tjera, si dhe përcaktimit kushtetues të efektivitetit dhe nacionalitetit të veprimtarisë së Kuvendit”, thuhet në realizonin e maxhorancës.

                                                                                             2010-12-20 08:53
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›