E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kurteshi largohet nga PDK-ja

Ismajl Kurteshi deputet i Parlamentit te Kosoves nga radhet e PDK-se dhe zyrtar i larte i kesaj partie ka njoftuar sot se jep doreheqje nga te gjitha funksionet partiake.

Kurteshi i cili ka qene kryetari i pare i Gjilanit pas lufte ka thene se e merr kete hap i pakenaqur me rrjedhat qe nje kohe te gjate brenda partise dhe menyren e qeverisjes se saj.

Nje njoftimin me shkrim derguar Keshillit te deges se PDK-se ne Gjilan Kryesise se deges se PDK-se ne Gjilan dhe kryesive te nendegeve te PDK-se deputeti Kurteshi ka theksuar se vendimi i tij eshte i formes se prere.

Nderkohe ai do te vazhdoje te jete deputet i pavarur ne Parlamentin e Kosoves.

Ne shkresen e tij derguar instancave partiake Kurteshi ka permendur si arsye per doreheqjen e tij marrjen e vendimeve nga nje grup i ngushte pranimin e decentralizmit ne baza etnike si dhe mossuksesin e tij ne perpjekjet e pareshtura per ta ndryshuar kete gjendje jo demokratike e cila sipas tij vazhdon te jete e njejte.

Duke mos dashur qe edhe me tej te identifikohem me menyren e udheheqjes se Partise dhe te qeverisjes si dhe me sjelljet dhe veprimet qe nuk perkojne me konceptin tim mbi udheheqjen e partise qeverisjen dhe sjelljet ne pergjithesi une kam vendosur qe ti jap fund angazhimit tim ne PDK dhe me kete te heq dore nga te qenit anetar i Keshillit Drejtues te PDK-se ne qender i Kryesise se Deges Keshillit te Deges si dhe nga te qenit anetar i PDK-se thuhet pos tjerash ne letren e doreheqjes.

Ne zgjedhjet e fundit lokale ne Gjilan Kurteshi ishte pozicionuar haptas kunder kryetarit aktual te Gjilanit Qemajl Mustafa i perkrahur edhe nga anetare tjere te kryesise se deges qe ka shkaktuar edhe plasaritje dhe ndarje ne degen e PDK-se ne Gjilan

PDK-ne nuk e shqeteson largimi i Kurteshit

Largimi i deputetit Kurteshi i katerti qe largohet nga Grupi Parlamentar i PDK-se nuk e ka shqetesuar partine ne pushtet.

Shefi i Grupit Parlamentar te PDK-se Rame Buja i ka thene Kosovapress-it se nuk ka marre asnje informacion zyrtar per doreheqjen e Kurteshit perderisa kete largim te tij e quan teresisht te paqelluar dhe pa sens politik.

Sipas tij korrektesia elementare do te ishte qe ai nese heq dore nga partia te jape doreheqje edhe nga mandati i deputetit. Nese ai ka dhene doreheqje nga partia korrektesia elementare do ta donte qe ai te heqe dore nga deputeti ka thene Buja.

Pse shkon Ismajl Kurteshi nuk na ka trazuar shume por problemi eshte qe po na shqeteson mungesa e nje korrektesie shume elementare edhe njerezore edhe politike edhe pragmatike eshte shprehur Buja.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›