E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali perleshje te dhunshme ne Mogadisho

Vijojne ne Mogadisho perleshjet me rebelet te cilet qe prej dites se djeshme kane prekur lagje te ndryshme te kryeqytetit somalez.

Ne shenjester te rebeleve qe po hasin rezistencen e trupave qeveritare eshte zona ne veri te Mogadishos.

Diten e djeshme te pakten 10 persona mbeten te vrare dhe 20 te tjere te plagosur nderkohe qe trupat qeveritare arriten te shmangin nje atentat ndaj selise se Presidences.

Nderkohe kryeministri i qeverise se tranzicionit Omar Abdirashid Sharmarke ka paraqitur sot doreheqjen pas muajve te tere polemikash mbi mandatin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›