Rebeli Milito Pse zevendesohem vetem une

Me dy golat e shenuar dje ne Palermo Samuel Etoo ka eklipsuar totalisht sulmuesin argjentinas Diego Milito qe nuk po kalon nje periudhe pozitive pasi nuk e ka gjetur ende rrugen e rrjetes ne kete sezon. Lojtari me i mire i sezonit te shkuar ka ndezur nje polemike ne kampin zikalter duke kritikuar teknikun Benitez per zevendesimet e vazhdueshme. Zevendesohem perhere une. Keshtu nuk shkon dhe duhet te flas - mbrohet Milito. 500 minuta pa shenuar jane shume per nje lojtar qe jeton me golin dhe kjo po ndikon edhe me shume ne gjendjen mendore te sulmuesit. Nga ana tjeter Benitez ka reaguar duke shuar cdo polemike. Milito nuk shenoi ne disa raste dhe ne fund ishte i zhgenjyer por kam folur me te dhe e kam mbeshtetur. Kete vit do te shenoje shume por duhet te rrije i qete pasi eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne. Skuadren e ka ndihmuar shume duke krijuar hapesira te medha - thekson spanjolli.