Mali i Robit pa ujë, ankesat e pushuesve në vesh të shurdhër
Plazhi i Malit të Robit në Kavajë vijon të presë e përcjellë pushues pa kushtet më minimale që duhet të disponojë një zonë turistike. Në çezmat ku ato akomodohen nuk rrjedh asnjë pikë ujë, jo vetëm për të pirë, por edhe për përdorim të ndryshëm vetjak.
Ata prej ditësh po përballen me mungesën e ujit, një problem mjaft evident që po zhgënjen dita-ditës pushuesit jo vetëm vendas, por edhe ata të huaj.
Pushuesit kërkojnë zgjidhjen e menjëherhme të kësaj situate, që po ndikon në largimin e tyre në mënyrë graduale. Përballë kësaj situate pushteti vendor nuk bën gjë tjetër, vecse rri në heshtje, në vend që të bëjë detyrat e tij gjatë sezonit turistik.