Heynckes: Ky është shansi im i fundit

Trajneri i Bayern Munchen, Juup Heynckes ka deklaruar se për të triumfi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e sotme do të jetë shansi i fundit.
Trajneri gjerman tha se beson në skuadrën e tij dhe se shpreson se do të rikthej lavdinë e Bayern Munchen."Unë e kam fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin. Por nëse fitoj sot me Bayernin, do të jetë lavdija më e madhe për mua dhe futbollin gjerman, Kjo finale për mua do të jetë shansi i fundit për të fituar një titull evropian.
Qasja jonë është e njëjtë si në ndeshjet ndaj Juventusit dhe Barcelonës. Ne duam të hyjmë në fushë për fitore dhe të fitojmë. Unë gjithmonë mendoj pozitivisht, shpresooj që zoti të jetë sot me ne dhe ne të jemi sot fituesit" deklaroj Heynckes./indeksonline/